Ky krevat rregullohet automatikisht, 3 sekonda pasi ngrihesh

Me sa duket, paska një zgjidhje për të gjithë dembelët, që përtojnë ta rregullojnë krevatin, pasi zgjohen nga gjumi. Krevati “inteligjent” OHEA rregullohet vete, 3 sekonda pasi ngrihesh prej tij. Në vetëm 50 sekonda, rregullon nënkresën dhe drejton mbulesat në mënyrë automatike. Kompania shet bashkë me krevatin edhe mbulesat si dhe nënkresën e veçantë që e shoqërojnë. Fatkeqësisht ky krevat është ende vetëm një prototip dhe nuk ka dalë ende në treg. Kështu që ju dembela duhet prisni edhe ca.

Reply