Kurti humbi zgjedhjet, reagon Grenell: Mesazh i fortë, refuzoi projektet e SHBA

Pasi partia e Albin Kurtit ka pësuar një humbje të thellë në zgjedhjet lokale në Kosovë, ka ardhur edhe reagimi i Richard Grenell. Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” Grenell, i drejtohet kryeministrit të Kosovës, duke thënë se këto zgjedhje i kanë dërguar një mesazh të fortë Kurtit.

Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, shkruan se Kurti refuzoi projektet amerikane.

Ndër të tjera ai thekson se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka bërë të qartë se për këtë nuk është dakord me kryeministrin Kurti.

“Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit, pasi është e papranueshme të refuzosh SHBA-në, energjinë e rinovueshme të pastër (projektin e gazit) dhe Marrëveshjet e Washingtonit të nënshkruara në Zyrën Ovale. Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë edhe SHBA-ve, se ajo nuk është dakord me Kurtin” – ka shkruar Grenell.