“Kryeministri Rama është i përfshirë në një çështje që nuk dihet si do dalë”, Spartak Ngjela zbulon prapaskenat e rënda

Avokati Spartak Ngjela duke folur për Ora Neës, ngriti edhe dyshimet e tij në lidhje me ardhjen në Shqipëri në mënyrë të fshehtë të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Spartak Ngjela: Ku ka presidenti që hyn si hajdut në një shtet dhe del si hajdut në një shtet?! Ku ka presidentit që fshihet kur ti luan për interesin e kombit tënd. Fakti që ti fshihesh nuk po luan për interesin e kombi tënd. Nga kush fshihesh?

Po të jesh ndonjë fuqi e madhe që kërkon të bësh një luftë botërore natyrisht që do fshihesh sepse ke planet e luftës, për të sulmuar një shtet. Ky është shtet që nuk ka qëllime të tilla. Atëherë pse e mbajti sekret pa thënë asgjë, pse hyri dhe doli për një orë e gjysmë nga Shqipëria?

E vetmja gjë që pranohet është që ka marrë Pacollin. Po çfarë do të thotë të marrë Pacollin? Trafik njerëzish të paligjshëm. Mund ta bëjë një President këtë? Nëse e ka bërë e ka me lejen e kryeministrit shqiptar. Atëhere kryeministri shqiptar është i përfshirë në një çështje që nuk dihet si do dalë.