Kryemadhi zbardh sondazhet dhe bën reagimin që nuk pritej: Ja sa mandate do të fitojë opozita në zgjedhjet e ardhshme

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet e se opozita e bashkuar në zgjedhjet e ardhshme do marrë më shumë se 100 mandate.

“Opsioni ynë është në unison me PD, të jeni të sigurtë se tashmë gjithçka është e haur për sa i përket koalicionit. Si do renditet apo si do të shfaqet, është thejshtë një tërheqje vëmendje për sa i përket problemeve që ka vendi sot. Ne do të shkojmë si një korpus i vetëm, si një grup kundër Edi Ramës.

Ne deri më sot nuk kemi një listë të përbashkët. Është më keq se në ’97, do marrim më shumë se 100 mandate. Kemi sondazhe ne dhe të gjithë, edhe oligarkët. Edhe ata bëjnë sondazhe se duan të shohin si do të shkojë situata”, shprehet Kryemadhi.