Kreshnik Spahiu del me reagimin e papritur: Pse Berisha po e godet Amerikën më egër se Enver Hoxha?

Analisti Kreshnik Spahiu në një reagim në rrjetet sociale shkruan se Sali Berisha ka 25 vjet që sulmon diplomacinë amerikane.

Postimi i plotë:

“Pse Berisha po e sulmon Amerikën më egër se Enver Hoxha?

Fryma anti-amerikane në Tiranë këto muaj ka regjistruar kulimin e saj, krahasuar me 100 vitet e fundit.

Kurrë më parë nuk ka ekzistuar në një pjesë të popullit kaq urrejtje ndaj diplomacisë amerikane.

Ky mllef, kjo urrejtje, ky irritim, kjo pakënaqësi i ka rrënjët vetëm tek një njeri: Ai quhet Sali Berisha.

Lufta e tij kundër diplomacisë amerikane nuk ka fillimin dhe mbarimin gjatë mandatit të ambasadores Yuri Kim.

Sali Berisha ka 25 vjet përplasje dhe beteja me 7 ambasadorët amerikan: Mariza Lino, Jossef Lipreht, Jahmes Jeffry, John Ëothers, Aleksandër Arvizzu, Donald Lu, Yuri Kim.

Qindra akuza ndaj ambasadorëve amerikanë dhe zero kundër ambasadorëve rus.

Sulme dhe shpifje të strukturuara.

Intriga nga më të ndryshme duke i akuzuar:

– të korruptuar

– guvernator të emëruar

– kineze

– komunista

– sorosista

– Feminista

– duar të pista

Berisha kur akuzon amerikanët si të korruptuar nuk nxjerr asnjë provë, ndërsa kur ata e akuzojnë atë si të korruptuar i padit në Francë dhe u kërkon prova se ku bazohen që e quajnë familje e korruptuar. Dy standarde për të njëjtën akuzë.

Përplasja 25 vjeçare Berisha-SHBA ka kultivuar një mllef të thellë tek afro 30% e popullsisë kundër amerikanëve të cilët besojnë që gjithë ambasadorët amerikan vijnë me valixhe bosh dhe ikin plot.

Kjo frymë anti-amerikane në popull nuk ka ekzistuar as në kohën e Enver Hoxhës sepse ai ishte kundër gjithë botës dhe jo specifikisht kundër SHBA.

Artikulimet e Enver Hoxhës kundër Ëashingtonit ishin më të kujdesshme se Berisha.

Enver Hoxha akuzonte:

– Imperializmin amerikan, por edhe revizionizmin rus,

– dekadencën amerikane, por edhe degradimin sllav,

– Ëashingtonin, Moskën dhe Pekinin.

Gjatë sistemit komunist të Enver Hoxhës, Amerika ishte për popullin shqiptar toka e premtuar, ndërsa për demokratët e Berishës është toka e korruptuar.

Gjatë sistemit Enver Hoxhës kishim qeveri të izoluar dhe anti-perendimore por populli besonte më shumë Amerikën se Zotin, dhe Zëri Amerikës ishte si Bibla dhe Kurani.

Në 100 vite Amerika ishte shpresa e shqiptarëve për liri, demokraci dhe ndryshim.

Sot mijëra shqiptar të frymëzuar nga Sali Berisha e shohin Amerikën si “tutor” që po cënon sovranitetin.

SHBA duhet të këpus urgjent fijet e padukshme, që kanë ndezur fitilin e zjarrit anti-amerikan në Tiranë.

Mjafton të hapësh rrjetet sociale dhe të lexosh mijëra statuse “bardheblu” kundër Ëashingtonit dhe të kuptosh që s’jemi në Moskë dhe as në Pekin por në Tiranën opozitare e cila nuk ka prioritet të largoj nga pushteti Edi Ramën por të largoj nga Shqipëria ambasadoren amerikane.”, ka shkruar Spahiu.