Plas gjatë mbledhjes së OKB, Ambasadori rus kërcënon ministren e Jashtme të Kosovës

I dërguari i Rusisë i ka dhënë një mesazh të fortë ministres Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla. Ngjarja ka ndodhur në mbledhjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku ambasadori rus Vasily Nebezja ka kërcënuar Haradinajn, se do ta përjashtonin nga takimi i radhës nëse shfaqte simbolet e Kosovës.

“Kushtet në të cilat përfaqësuesit e Kosovës mund të marrin pjesë në seancat e Këshillit të Sigurimit janë të përcaktuara qartë,”- është shprehur ai, nën cilësinë e kreut të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.