Koronavirusi në Shqipëri! Silva Bino jep lajmin fantastik

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive pranë ISHP-së, Silva Bino, tha se është ulur numri i infeksioneve në vendin tonë.

Silva Bino në studion e Euronews:

“Deri tani po, por tani varet shumë se si do të shkojë (situata me covid). Tani është një sfidë thuajse më e madhe. Ne vazhdojmë të jemi vigjilentë, por njerëzit janë më të çliruar.

Kjo nuk varet vetëm nga numri i personave, por kjo varet edhe nga një sërë gjërash të tjera.

Numri i thirrje pranë 127, Urgjencës Kombëtare është ulur ndjeshëm, po ashtu janë ulur ndjeshëm kërkesat që janë pranë mjekut të familjes, kërkesat që kanë për shtrime në spital.

Janë një seri gjërash që tregojnë se kemi një ulje të infeksioneve”, tha Silva Bino.