Kënga me fjalë banale: U ta hongsha piii, o ma hongsh kaaa: Gazetari shqiptar: Ka dhe më keq se kaq

E dëgjova shqetësimin e Elton Dedës lidhur me degjenerimin e muzikës, ose më saktë të ca llojeve të saj. Kam lexuar edhe shumë komente(punë e vështirë kjo, por unë e bëj për të kuptuar më shumë se kush është fajtori në shumë gjëra jo të mira në këtë vend). Po e shkruaj këtë reagim timin në formën e një “replike” më Eltonin. Elton, unë dëgjova shqetësimin tënd, por dëgjova, ose më saktë e shikova edhe atë këngën që thua ti. Parime gazetareska këto – quhet referoju të dyja anëve. Ti kë te drejtë! Ajo, si shumë e shumë të tjera,...