7 pyetjet që njerëzit me kulturë, nuk i bëjnë kurrë

Komunikimi është “A-ja” e çdo marrëdhënie. Nëse dëshironi të ndërtoni marrëdhënie të mira me njerëzit që ju rrethojnë, duhet të mendoheni mirë se si të flisni me ta.

Ka disa pyetje që nuk i bëhen çdokujt, prandaj rezervohuni edhe nëse keni kureshtje.

Ju nuk e dini kurrë se çfarë situate po kalon personi me të cilin po bashkëbisedoni, prandaj ne ju këshillojmë 7 pyetjet që nuk duhet t’ia bëni të tjerëve nëse nuk e dini historinë e tyre:

-A është kjo mamaja jote?

Nëse nuk e dini me siguri se çfarë marrëdhënie kanë njerëzit që ndodhen para jush, mos u përpiqni të gjeni se çfarë raporti kanë me njëri-tjetrin.

Ju mund të gaboni duke i bërë dy shoqe si motra, ose akoma më keq njërën ta bëni mamin dhe tjetrën vajzën.

Ato mund të ofendohen nga pyetja juaj.

-Sa kohë keni bashkë?

Ka edhe nga ata njerëz që edhe pas ndarjes mund të shihen së bashku në një festë apo ditëlindje.

Për shkak të rrethanave të ndryshme një çift që ka qenë bashkë dikur, janë sërish në të njëjtin ambient së bashku.

E mira në këtë situatë është të shmangni pyetjen “Sa kohë keni bashkë”, pasi ata janë divorcuar tashmë dhe kjo pyetje mund t’i vërë në siklet.

-Kur do të bëheni me fëmijë?

Ja disa pyetje që duhet të shmangni:

-A keni fëmijë?

-Jeni shtatzënë?

-Do të donit një djalë apo një vajzë?

Ka nga ato çifte që kanë vendosur për një kohë të caktuar të mos bëhen prindër.

Nga ana tjetër ka edhe nga ata që e duan një fëmijë, por nuk munden.

Një pyetje e tillë mund t’i vrasë ata, prandaj shmangini.

-Qëndrojnë gjithmonë?

Vajzat e kuptojnë më së miri këtë pyetje.

Ka nga ato vajza të cilat pyesin shoqet e tyre, për tatuazhet, ngjyrën dhe modelin e flokëve.

Nëse personi me të cilin po flisni, nuk ju tregon se ku i ka lyer flokët, apo ku e ka bërë tatuazhin, ju nuk keni pse insistoni më tepër.

-Për çfarë ju duhen?

Nëse mikesha juaj mban 5 qenushë në shtëpi, ju nuk keni pse ia drejtoni asaj pyetjen “Për çfarë ju duhen”.

Disa personave i japin shumë gëzim kafshët dhe nëse ju nuk bëni pjesë në këtë grup, kjo gjë nuk do të thotë se edhe të të tjerët janë njësoj si ju.

-Sa kushton?

Pyetjet rreth blerjeve, shpërblimeve dhe pagës nuk tregohen.

Prandaj duhet të shmangni këto lloj pyetjesh pasi edhe të tjerët nuk do të tregohen të sinqertë duke ju treguar çmimin e saktë.