Ironia e Manjanit: Çfarë ishte ajo pispillosje me VIP-a, zyrtarë dhe ambasadorë?

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ironizoi me galanë e zhvilluar në Tiranë me rastin e shfaqjes së filmit të fundit me agjentin 007.

“Po çfarë ngjarje artistike kombëtare është të shkosh në kinema e të shohësh një film që është prodhuar nga një shtet tjetër?!

Ç’do me thënë gjithë ajo pritje e pispillosje protokollare me VIPA, zyrtarë e ambasadorë?!

Futja kot!

Të ishte promovuar ndonjë vepër artistike shqiptare dakord, por hajde të shkojmë në kinema me protokoll, tapet të kuq e ngërdheshje se kuptoj?!

Nuk është as rasti kur premiera i filmit prezantohet nga ndonjë aktor i filmit.

Në kinema shkohet me kuti me kokoshka, jo për të dalë në foto me kodosha.

All ah, all ah!!” shkruan ai.