“I kam parë në foto”, Taulant Muka jep alarmin: Shumë shpejt Shqipëria rrezikon të shkojë në izolim sërish

Epidemiologu Taulant Muka shprehet se brenda 4-6 javëve Shqipëria mund të kthehet sërish në izolim nëse lejohen grumbullime në masë si këto ditë.

Postimi i Mukës:

“A ka mundesi dikush te me thoje strategjine e qeverise me hapjen? Synon qeveria imunitetin e tufes (qe arrihet kur 20%-60% e popullates infektohet)? Nese po, si do e arrije pasi imunizimi “natyral” duhet bere ne menyre graduale, duke mbrojtuar popullaten ne rrezik dhe ne kordinim me kapacitetet spitalore me qellim qe jeta sociale dhe ekonomike te vazhdoje e te mos bllokohet?!

Nese lejohen grumbullimet ne mase, sikurse shoh shume foto nga vendi yne, atehere shume shpejt rrezikojme te shkojme drejt izolimit (besoj brenda 4-6 javeve)!”, shkruan Taulant Muka.