I hodhi benzinë zjarrit duke nxitur përçarje Shqipëri-Kosovë gjatë vizitës në Tiranë! Blendi Fevziu i jep mesazhin e fortë Vjosa Osmanit

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, duket se po përkeqëson marrëdhëniet politike Kosovës-Shqipëri. Ashtu sikundër tentoi Albin Kurti ato 40 ditë si kryeministër, edhe Osmani po ecën në një linjë, duke dalë tërësisht nga kostumi i presidentit.

Gazetari Blendi Fevziu duke folur për marrëdhënien Shqipëri-Kosovë në “Ilva Noë” evidentoi dy probleme që vëren në sjelljen e klasës politike në Prishtinë për çështjen e bashkimit kombëtar.

“Ka dy probleme që personalisht nuk i pëlqej në Kosovë tek klasa politike; nuk mund të jesh edhe ithtar i Enver Hoxhës edhe të kontestosh sjelljen e Shqipërisë pas vitit 1990 të thuash nuk e ka ndihmuar Kosovën sepse në qoftë se është një ndihmë që ka marrë Kosova është politika pas vitit 1990, e cila e ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës, e evidentoi dhe e mbështeti në raport me Enver Hoxhë që ka bërë një nga bastartizimet më të mëdha të problemit të Kosovës ndërkombëtarisht, i cili e konsideroi të mbaruar praninë e Kosovën nën Jugosllavi dhe nuk ka bërë asnjë ndihmë në përjashtim të disa fjalimeve.

E dyta dhe këtu e kam me znj. Osmani, nuk është ndarja e shqiptarëve trau i Rrugës së Kombit, i cili mund të jetë një tra i shtrenjtë apo i lirë, kjo është një çështje që mund të diskutohet. Mund të jetë nesër një tra në autostradën e Kosovës pasi ju shihni atje që janë të vendosura “pagatore”. Trau që ndan shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Kosovës është trau i politikanëve, të cilët defaktorizimin e tyre në një hapësirë më të madhe e konsiderojnë fatal dhe tentojnë të jetojnë në hapësirat e tyre më të vogla. Pra nëse ka një përgjegjëse për mos rakordimin e politikave janë protagonizmat politike të Prishtinës dhe Tiranës. Sondazhet janë pro bashkimit kombëtar por të vetmit që flasin ndryshe dhe veprojnë ndryshe janë politikanët”, u shpreh Fevziu.