Habit Grida Duma: Basha është në momentin final për të treguar që nuk është figura e Sali Berishës

Nënkryetarja e PD Grida Duma ka surprizuar me deklaratën e saj, ku është shprehur se Lulzim Basha është në provë.

Në një intervistë në A2CNN, Duma tha se Basha është në momentin për të profilizuar lidershipin e tij dhe se do të përballet me të vërtetën e partisë që kryeson.

“PD ka nevojë për qëndrueshmëri. Zoti Basha në këtë moment, ka momentin e tij final për të profilizuar lidershipin e tij. Nëse deri sot mund të thuhej që figura e Sali Berishës bënte protagonizëm, hijësonte ose jo, krijonte dualizëm, qoftë edhe në mendjen e njerëzve të cilët brenda partisë kishin njërën referencë dhe tjetrën referencë, zoti Basha sot ka mundësinë të profilizoj lidershipin e tij të plotë. Ai do përballet me të vërtetën e partisë që kryeson”, tha Duma.