Spartak Ngjela nxjerr skenarin tronditës dhe bën kërkesën urgjente: Të ndërhyjë menjëherë Rama. Ja pse doli sot Luigi Soreca

Avokati Spartak Ngjela ngriti alarmin për gjendjen në të cilën ndodhet vendi, duke deklaruar se korrupsioni i lartë shtetëror po na shkatërron çdo ditë e më shumë dhe pasojat i vuajnë njerëzit e thjeshtë.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetin social Facebook, Ngjela deklaroi se politika amerikane me drejtësinë e re do t’i japin goditjen e rëndë korrupsionit të lartë shtetëror dhe shqiptarët do të marrin shpërblimin e merituar.

Ngjela shkruan se po kërkohen vdekje masive për të shpëtuar paratë e vjedhura.

“Korrupsioni i lartë politik po kërkon që epidemia të shpërthejë. Hajdutët kudo janë antinjerëzorë. Këta hajdutë në Tiranë ka tre muaj që po kërkojnë epidemi të zgjeruar në Shqipëri. Kërkojnë vdekje masive që të shpëtojnë paratë e vjedhura. Duan protesta masive pikërisht për këtë dëshirë makabër, që këto të bëhen vatra të reja e të mëdha të infeksionit epidemik në Shqipëri.

Qeveria aktuale duhet t’iu përgjigjet ashpër, nëse edhe ajo nuk është me ata.

Të gjithë korrupsionin e ka mërzitur së tepërmi gjendja e pandemisë që po shkon drejt normalizimit.

Mbaheni mend: asnjë i korruptuar nuk do t’i shpëtojë dot paratë e vjedhura.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, prandaj doli sot, sepse e di që korrupsioni i lartë politik kërkon epidemi të gjerë në Shqipëri.

Por Ambasadori Soreca duhet t’i bëjë presion kryeministrit shqiptar që ky të jetë i rreptë në goditjen e tubimeve që bien ndesh me ligjin, sepse ato janë të qëllimshme për të riaktivizuar pandeminë.

Edhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, duhet t’i bëjë presion publik kryeministrit shqiptar që ky të veprojë në mënyrë drastike kundër hajdutëve të korrupsionit shqiptar që, me tubime të paligjshme, po kërkojnë të rigjallërojnë epideminë në shkallë të gjerë në Shqipëri.

Banditët kudo dhe kurdoherë kanë qenë antinjerëzorë…”, – shkruan Spartak Ngjela.