Grida Duma: E vërteta që provon se nuk është krizë energjetike, por korrupsioni

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e ka cilësuar edhe njëherë si krizë korrupsioni dhe jo energjetike atë të shpallur nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Duma shprehet se bëhet fjalë për krizë korrupsioni e shkaktuar nga një regjim që merr borxh, për të larë borxhin e tenderave sekretë.

“Nuk është krizë energjitike, është krizë e korrupsionit e shkaktuar nga një regjim që merr borxh, për të larë borxhin e tenderave sekretë, e koncesioneve dhe e PPP-vë që pastrojnë paratë në parajsat fiskale. Ndërkohë, shqiptarët e ndershëm jetojnë në ferrin e prodhuar nga makutëria e kësaj pakice, duke shënuar emrat në listat e borxheve për të marrë ato pak gjëra me të cilat mbajnë frymën e familjeve të tyre. Kjo është e vërteta,” deklaron Duma.