Gjykata e Lartë mori vendimin për çështjen e tij, reagon Saimir Tahiri dhe zbulon lëvizjen e radhës

Gjykata e Lartë ka kthyer çështjen e Saimir Tahirit në Apelin e GJKKO. Tashmë Tahiri do të rigjykohet nga Shkalla e Dytë e cila do të marrë një vendim përfundimtar.

Pas përfundimit të seancës, Saimir Tahiri ndryshe nga herët e kaluara ka dhënë vetëm një prononcim të shkurtët për mediat.

“Do ndjekim procedurën dhe do shkojmë prap në Apel”, – tha Tahiri duke u larguar me shpejtësi.