Gent Strazimiri shpërthen ndaj Bashës: Shite ëndrrat e demokratëve, prandaj të shkarkuan LIVE

Anëtari i Kryesisë së PD-së Gent Strazimiri, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se Basha, bashkë me betejën, ka shitur ëndrrat e demokratëve.

Gjithashtu, Strazimiri thekson se kjo është edhe arsyeja përse Basha u shkarkua LIVE.

Postimi i Gent Strazimirit:

“Bashkë me betejën, shite dhe ëndrrat e tyre, prandaj të shkarkuan LIVE! Janë këtu sepse i gënjeve: u premtove BETEJË dhe u ofron “marrëveshje” , u premtove FITORE dhe u ofron “qeverisje”…Janë këtu se e dinë se: “qeverisje” PA FITORE nuk ka!!!

FITORE pa BETEJË nuk ka!!! Qeverisja pa fitore, e pa betejë është bashkëqeverisje!
Bashkëqeverisja është BASHKË-GRABITJE!!! Janë këtu sepse refuzojnë “bashkëgrabitjen”, sepse nuk shiten dhe nuk blihen!!!

Janë këtu PËR DINJITET!!! SAPO TË SHKARKUAN!!!! Prandaj janë KOCKA QË TË NGEC NË FYT!!! qëndro_në_këmbë_demokrat, asnjë_hap_pas”, shkruan Strazimiri.