Vuçiq në Samitin e të Painkuadruarve: Jemi për zgjidhje afatgjatë me Kosovën, dialogu s’ka alternativë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Samitin e të Painkuadruarve që po mbahet në Beograd, ka folur për procesin e dialogut.

Ai aty ka vlerësuar se ky proces është pa alternativë.

“Mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare është kyçe në këtë proces”, ka thënë Vuçiq.

“Jemi duke luftuar për ta zgjidhur problemin me Kosovën, jemi duke luftuar për integritetin territorial. Serbia, mbron kartën e Kombeve të Bashkuara dhe mbetet e përkushtuar për këtë.”

“Jemi duke shikuar për një zgjidhje afatgjatë. Kërkimi i një zgjidhjeje paqësore nënkupton forcën tonë, jo dobësinë tonë. Pavarësisht sfidave, Serbia është e përkushtuar për kompromis që ruan sigurinë në rajon”.