Ç’ndodh në Mesdhe, vendoset vija e kuqe, Turqia i afrohet më shumë se kurrë, Greqia vihet në alarm dhe bën veprimin që nuk pritej

Tensionohen akoma më shumë marrëdhëniet mes dy shteteve, Greqia dhe Turqia duket që nuk po e gjejnë më gjuhën e komunikimit. Turqia po vijon kërkimet në juglindje të Rodosit, për të vijuar në lindje të Kretës. Ndërkohë, Greqia ka vendosur vijën e kuqe, e cila gjendet 6 milje detare nga ishulli i fundit kufitar. Momentalisht, anija ‘Oruc Reis’ herën e fundit lundroi 9 milje nga Kastellorizo.

Grekët kanë ngritur alarmin pas afrimit të anijeve turke, dhe kanë ngritur një mur me anije brenda 6 miljeve të tyre, duke luftuar 5 anije luftarake, duke dhënë kështu një mesazh gatishmërie. Ndërkohë duket se përveç tensioneve mbi det, ka dhe nën det. Greqia ka lokalizuar 3 nëndetëse turke që qëndrojnë në Egjeun juglindor, sipas të cilët përbëjnë një kërc ënim.