Epidemiologu i njohur qetëson të gjithë shqiptarët: Ja pse Covid-19 po shkon drejt shuarjes natyrale

Epidemiologu Artan Simaku tha se në Shqipëri koronavirusi është drejt zhdukjes. Mjeku shpjegoi se piku është arritur kur është regjistruar edhe numri më i madh i të shtruarve në spital, treguesi kryesor që përcakton epideminë. Dr. Simaku theksoi se pavarësisht se do të shkojë drejt shuarjes virusi qarkullon në popullatë, 80 për qind e të cilëve e kalon pa shenja por moshat e tretë vijon të mbetet po njësoj e rrezikuar për shkak të sëmundjeve bashkëshoqëruese ndaj këta të fundit duhet të vazhdojnë karantinimin. “Jemi drejt shuarjes natyrale të epidemisë dhe pritet që me lehtësimin gradual të masave të ketë...