Befason Ylli Manjani, tregon veprimin që do të bëjë Rama për inat të Berishës e Metës pas bllokimit të Rinasit

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim ironik në lidhje me përplasjet që po bëhen për bllokimin e Aeroportit të Rinasit.

Teksa qeveria Rama e ka drejtuar gishtin tek ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti Meta si organizatorë të këtij akti të rëndë që ka futur në kaos trafikun ajror, Manjani ka shkruar me ironi se kulla e Rinasit do të transferohet te kulla e stadiumit.

Postimi i plotë:

“Komiteti” mund të vendosë:

Për inat të Saliut dhe të Ilirit, kulla e rinasit transferohet te kulla stadiumit. Mu afër zyrave të tyre.

Aty bëhen dhe vaksinat, dhe shkarkohen direkt nga tajarja.

Ja ku u zgjidh kriza…

Ska zot që e nxjerr këtë Gomar nga balta ku është zhytur!” – shkruan Manjani.