Arta Dade plas ‘bombën’ tregon si e shkarkuan nga posti i ministres dhe nëse do të kthehet më në politikë

Në një intervistë të rrallë, ish-Ministrja e Kulturës dhe marrëdhënieve të jashtme ka dhënë një intervistë të rrallë për “ABC” ku ka treguar se si u hoq nga posti i saj.

Ish-deputetja socialiste tregoi se e majta ka nevojë për një riorganizim më të mirë sa i përket moshës së pjesëtarëve të saj. Ajo tha se si të rinjtë ashtu edhe ata më në moshë duhet të kenë vendin që u përket dhe jo t’u jepen duart.

Për herë të parë ajo zbuloi se si u shkakrua nga posti i Ministres: “Kryeministri e kishte zgjedhur edhe ministren që do më zëvendësonte. Presidenti nuk donte të hidhte firmën në shkarkimin tim. Dorëheqja kërkon disa elementë që ndoshta në politikën e sotme mungojnë. Kurrë nuk duhet thënë kurrë pavarësisht se unë nuk jam shkëputur nga politika. E majta duhet riorganizuar.” -tha ajo ndër të tjera.

Sa i përket kthimit në politikë ajo zbuloi se është shumë skeptike për këtë gjë. Nëse e majta nuk riorganizoihet atëherë shpresa për një të ardhme më të mirë është e vogël.