DioGuardi apel shqiptarëve të Maqedonisë: Mos i ndalni protestat deri sa të zbardhet vjedhja e votave

Kryetari i Ligës Shqiptaro-Amerikane, Xhozef Diogardi, më shumë se 30 vite është në shërbim të kauzës shqiptare dhe nga shumë personalitete njihet si njeriu i cili ia hapi dyert çështjes shqiptare në qarqet e larta politike në Uashington. Edhe në kohën kur ishte Kongresmen edhe më vonë, preokupim i tij ka qenë zgjidhja e çështjes shqiptare në Ballkan. Këtë aktivitet të palodhshëm ai e vazhdon sot e kësaj dite me porosinë se duhet akoma shumë punë. Ai përmes një letre të hapur ka përshëndetur protestën e djeshme të koalicionit ASH-AAA në Shkup, duke e vlerësuar si të suksesshme dhe si...