Dekretimi i datës së zgjedhjeve, reagon Jozefina Topalli dhe tregon çfarë pritet të ndodhë në muajt e ardhshëm

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë një reagim të ashpër në rrjetet sociale, lidhur me dekretimin e datës së zgjedhje nga Presidenti Meta. Topalli shprehet se Rama, Basha dhe Meta janë bashkë dhe se grinden vetëm për pjesët tek koncesionet e tenderat.

Postimi i Topallit:

Vakancat e gjata te politikaneve dhe hipokrizia per zgjedhe te lira!

Presidenti Meta dekretoi që zgjedhjet për Kuvendin të mbahen më 25 prillin e ardhshëm, pothuaj 8 muaj përpara.

Por ligji per zgjedhjet nuk eshte gati.

kQZ nuk eshte gati; pergatitjet per digitalizimin e procesit nuk eshte kerkund.

Marrja e pushimeve nga politikanet ka shtyre punen per votimin e ndryshimeve te nevojshme ne kodin zgjedhor.

Per shkak te pushimeve ende nuk ka filluar puna per ndertimin e KQZ, e cila duhet ndertuar nga e para me nje organizim e strukture krejt tjeter.

Nderkohe pergatitjet per identifikimin e zgjedhesve si nje nder kerkesat e “opozites” jashte parlamentit ende s ka filluar.

Edhe keta me pushime… per Keshillin Politik eshte e tepert te pretendosh te mblidhet… si nje strukture e cuditshme qe eshte , natyrisht edhe ajo vazhdon vakancat..

Ne fakt per shkak te vacancave te gjata te politikaneve; per shkak te mos mbledhjes se Keshillit Politik, vendi rrezikon te shkoje drejt zgjdhjeve te ardhshme pa permbushur as minumumin e gjerave.