Çlirim Gjata i jep “recetën” Lulzim Bashës për të zgjidhur situatën e rëndë brenda PD-së

Çlirim Gjata komentoi mbi situatën e krijuar sot brenda Partisë Demokratike pas përjashtimit të Berishës, ku u shpreh se PD sot ndodhet në një moment kryqal ku nuk dihet nëse do të ekzistojë më apo jo.

Ndër të tjera ai theksoi se foltoret mbajtura nga Berisha janë për të mbledhur edhe njëherë bazën, ndërsa cilësoi si zgjidhjen e vetme votimin e shpejtë.

Komenti i Gjatës:

“Partia Demokratike ka nevojë për votuesit e vet. Shteti amerikan është, sepse është aleati më i rëndësishëm, megjithatë kjo nuk është mbështetje amerikane alla Kosova dikur ku kontribuoi në çlirimin e saj, këtu kemi të bëjmë me një administratë që këshillon Shqipërinë. Sot PD ndodhet në një moment kryqal, do ekzistojë apo jo më, një shpërbërje e bazës. Vlera e asaj foltores së Berishës është mbledhja edhe njëherë e bazës. Politika sjell rrethana të tilla që nuk do me dit marrëdhënie amerikane apo jo amerikane. Sot PD ndodhet në moment dramatik, ajo duhet të zgjedhë të rregullojë marrëdhëniet me partinë. Zgjidhja është votimi i shpejtë. Ai nuk prodhon asgjë antiamerikane. Votimi i fshehtë është zgjidhja”, u shpreh Gjata.