“Çdo ditë po marrim lajme të mira”, Pëllumb Pipero zbulon çdo ndodhë nga gjysma e muajit maj për qytetarët dhe bizneset

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me përhapjen e pandemisë globale të COVID-19. Ai tha se shifrat në Shqipëri janë pozitive dhe shpresëdhënëse, dhe kjo faktohet edhe nga personat të cilat vijnë dhe lënë spitalin.

“Unë besoj se çdo ditë po marrim lajme të mira. Sa i takon ecurisë së epidemisë, që fatmirësisht ka qenë e butë, e përballueshme nga kapacitet spitalore në mënyrën më të mirë të mundshme. Çdo ditë kemi pacientë që shërohen dhe lënë spitalin, por edhe në negativizohen në karantinë. Numri i rasteve që shtrohen në spital janë në shifra të ulëta, 2,3 apo 4 maksimumi,ndonjëherë edhe asnjë pacient.”

Ai tha se nëse vijon ky trend i shifrave, në dy javët e ardhshme do të kemi një lehtësim të masave si për qytetarët ashtu edhe për bizneset.

“Numri i rasteve të reja pozitive është në shifra minimale, por një pjesë e tyre janë asimptomatikë, për shkak të kontakteve me persona e infektuar. Me këtë dinamikë të qetë, me lehtësim gradual të masave dhe të distancimit social, me rifillimin e ekonomisë, besoj se jemi në një trend shumë të mirë dhe unë kam besim se më pak se dy javë do të kemi lehtësira sa i takon lëvizjes së qytetarëve dhe shtimin e aktiviteteve tregtare.Kam thënë se në maj se do të kemi raste sporadike, dhe për raste sporadike i referohem pacientëve që shtrohen në spital. Unë mendoj se edhe rastet pozitive do të vijnë duke u pakësuar në mënyrë dinamike. Gjysma e dytë e majit do të jetë me e lirë si për qytetarët dhe për ekonominë”, shtoi Pipero.