Lajme

Belind Këlliçi zbulon se cilin post synon të marr në Partinë Demokratike

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi i ftuar në “Top Talk” ditën e sotme, foli për kandidaturën e tij në një nga postet e kësaj partie. Këlliçi tregoi për zgjidhjet e anëtarëve të kryesisë së Partisë Demokratike, të cilat do të zhvillohen nesër, teksa shprehet se kjo do të sjellë një kompletim të këtij organi dhe përfundimin e mandatit të Komisionit të Rithemelimit. “Për momentin në një farë mënyre do të kompletohet dhe organi i dytë më i rëndësishëm i partisë që është Kryesia duke çuar në këtë mënyrë në përfundimin e mandatit të Rithemelimit, e cila ka mandat deri...

Continue reading...

Shqiptarët u përçanë dhe kandiduan me 3 lista, Shaip Kamberi për 13 vota nuk arrin të rizgjidhet deputet në Kuvendin e Serbisë

Shaip Kamberi nuk ka arritur të fitojë mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë pas rivotimit që u bë në Tërnoc. Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës nga zgjedhjet e sonte në Tërrnoc, ka marrë vetëm 598 vota, ndëkaq Kamberit i duheshin 610 vota. Zgjedhjet në vendvotimin nr. 6 në Tërnoc të Bujanocit u mbajtën për herën e tretë. Më 28 prill, në këtë vendvotim ishin përsëritur zgjedhjet për Kuvend të Serbisë. Pas numërimit të votave, Shaip Kamberi kishte fituar shumicën e tyre, dhe kishte mbledhur mjaftueshëm për t’u zgjedhur deputet, por, më pas Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RKZ) i kishte...

Continue reading...

Lituanezët bëhen bashkë për të blerë dron për Ukrainën, për tri ditë mbledhin 3 milionë euro

Qindra lituanezë janë bërë së bashku për të blerë një dron të avancuar ushtarak për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë – në shenjë solidariteti. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 3 milionë euro janë mbledhur deri më tani në tri ditë, nga 5 milionë euro të nevojshme, sipas Laisves TV, një transmetues interneti lituanez, iniciues i kësaj fushate. “Para se të fillonte kjo luftë, askush nga ne nuk mendonte se do të blinim armë. Por tani është një gjë normale. Duhet bërë diçka që bota të përmirësohet”, ka thënë Agne Belickaite, 32 vjeç, e cila dërgoi 100 euro...

Continue reading...

Beniada i shpreh ngushëllimet vajzës së Bujar Nishanit: Zemra ime është me ty

Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani në moshën 56 vjeçare. Ajo ka treguar më herët që Nishani ishte kushëriri i babait të saj dhe me fëmijët e tij kishte një marrëdhënie shumë të mirë, veçanërisht me të bijën Fionën. Beniada ka shkruar në Instastory: “Askush nuk vdes në tokë për sa kohë që jeton në zemrën e atyre që mbeten. Fiona Nishani zemra ime është me ty”. Kujtojmë që ish-presidenti i Shqipërisë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm nga komplikimet shëndetësore si pasojë e betejës disamuajshe me...

Continue reading...

Ndëroi jetë ditën e sotshme: Kush ishte Bujar Nishani, ish-presidenti i Shqipërisë?

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka ndërruar sot jetë.  Bujar Nishani u lind më 29 shtator 1966 në qytetin e Durrësit. Studimet e larta i kreu në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, në vitin 1988. Më poshtë mund të lexoni biografinë e ish presidentit Nishani, të publikuar në ueb faqen e Presidencës së Shqipërisë: Bujar Nishani ka kryer studimet pasuniversitare në Kaliforni, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për “Menaxhimin e Resurseve të Mbrojtjes”, në vitin 1996. Studioi për Jurispudencë në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua si jurist në vitin 2004. Në vitin...

Continue reading...

Raporton nga “kampi” i holandezëve, gazetarja: Ka qenë momenti më i vështirë, ishin të papërmbajtshëm

Gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, e cila raporton nga “kampi” i tifozëve të Feyenoordit në Pedonale, ka treguar se mbrëmja e djeshme ishte e vështirë për të, pasi holandezët ishin të papërmbajtshëm. Në një lidhje direkte për “Shqipëria Live”, Gongo tha se disa prej tyre kanë bërë veprime të pahijshme, por me qytetari, gazetarja ka zgjedhur të mos reagojë. “Ka qenë momenti më i vështirë i raportimit  në jetën time, sepse tifozët ishin të papërmbajtshëm. Sidomos në orët e vona të natës. Disa prej tyre kanë bërë veprime të pahijshme, por zgjodha të mos reagoja. Në një moment jam...

Continue reading...

Kina paralajmëron Shtetet e Bashkuara: Guxoni e hyni në çështjet tona të brendshme

Kina reagoi ndaj deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden se Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë ushtarakisht në rast sulmi ndaj Tajvanit, duke shprehur pakënaqësinë e saj dhe kundërshtimin e fortë ndaj këtyre komenteve. Nuk do të lejojmë asnjë forcë të jashtme që të ndërhyjë në “çështjet e tona të brendshme”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Wang Webin. Wang Webin:  Për çështjet që kanë të bëjnë me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës dhe interesat e tjera thelbësore, nuk ka vend për kompromis. I kërkuam palës amerikane të ndjekë parimin “Një Kinë”, dhe të jetë e kujdesshme me...

Continue reading...

SHBA-ja i jep Shqipërisë 17 milionë dollarë për ushtrinë

Shtetet e Bashkuara së fundmi kanë dhënë 17 milionë dollarë për të fuqizuar kapacitetet e ushtrisë e Shqipërisë, tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral Bajram Begaj. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, gjeneral Begaj tha se gjatë takimit që ka mbajtur këtë javë me shefin e ushtrisë amerikane, gjeneralin Mark Milley, kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy shteteve, por edhe për luftën në Ukrainë. “Shteti amerikan ka akorduar një buxhet grant prej 17 milionë dollarësh për të rritur fuqinë mbrojtëse të forcave të armatosura dhe për të rritur kapacitetet mbrojtëse. E theksoj...

Continue reading...

Policia e konfirmon se ka arrestiar Ballist Morinën, ja sa burg pritet të bëjë

Policia ka konfirmuar arrestimin e Ballist Morinës. Sipas njoftimit Morina u ndalua pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Procedurat e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Durrës. Informacion paraprak: Efektivët e Komisariatit të Policisë...

Continue reading...

“Erdhi qershori tani, ju rrisim rrogën”, Rama jep lajmin e mirë: Më në fund pas 40 vitesh (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Elbasan, ku së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogeta Manastirliu kanë inspektuar pediatrin e re të spitalit të Elbasanit. Që në nisje të takimit me mjekët e këtij spitali, Rama i kujtoi se në qershor do të rritet rroga. “Erdhi qershori tani, ju rrisim rrogën” – tha Rama, ndërsa mjekët qeshin. Ministrja Manastirliu tha se tashmë korpusi Spitalit të Elbasanit është një korpus tërësisht i kompletuar për nga pikëpamja e strukturës spitalore, por edha nga pikëpamja e teknologjisë, imazherisë dhe laboratorëve. “Pas një seri investimesh në spitalin e Elbasanit, investimi më i ri...

Continue reading...