Lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është takuar sot me aktorin e njohur të humorit Albano Bogdo. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku sipas Metës, takimi ka pasur edhe kritika. “Kënaqësi kur dëgjon ide, por sidomos kritika, nga një artist me shpirt të lirë. Albano Bogdo nuk është vetëm një aktor shumë i dashur humori, por dhe një qytetar i angazhuar në mbrojtje të interesit publik”, shkruan Meta.
Continue reading...Lajme
Trondit themeluesi i Partisë Demokratike, nxjerr zbulur Sali Berishën
Bardhyl Reso, ndër themeluesit e Partisë Demokratike, beson se Sali Berisha është shkëlqimi dhe fundi i PD! Reso tha se Berisha po bën përpjekjet e fundit për të mbrojtur familjen, nga pasojat e non gratës. “Sali Berisha asnjëherë nuk e ka lënë PD. Ai ka qenë de juro apo de fakto kryetar i PD. Të tjerat, janë lojëra fjalësh dhe politike. Është një fatkeqësi e madhe që drejtimin e PD, që konsiderohet një parti e djathtë, e ka marrë një ish-bolshevik. Një nga arsyet që Berisha u rikthye zyrtarisht në PD, është mbrojtja e familjes së tij. Berisha tashmë për...
Continue reading...Vuçiç përfshin Kosovën në betimin si president: Do të përpiqem ta ruaj si pjesë të Serbisë
Aleksandar Vuçiç është betuar si president i Serbisë, duke filluar mandatin e tij të dytë presidencial, pas zgjedhjeve të 3 prillit ku fitoi raundin e parë të zgjedhjeve të rregullta presidenciale me 58,59 për qind të votave. Vuçiç, duke mbajtur dorën e djathtë mbi Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Miroslavit, librin më të vjetër serb, shqiptoi tekstin e betimit ku përfshihet edhe Kosova. Ndërkohë që Kosova është shtet i pavarur, Vuçiç thotë se do të përpiqet ta ruajë atë si pjesë të Serbisë. “Betohem se do t’i kushtoj të gjitha përpjekjet e mia për ruajtjen e sovranitetit dhe të...
Continue reading...Spiropali poezi Berishës: Më lejoni t’ju lexoj dedikimin (VIDEO)
Ministrja për Marrëdhëniet dhe Parlamentin, Elisa Spiropali, në replikën e saj me ish-kryeministrin Sali Berisha i ka dedikuar atij një poezi të Luan Myftiut i titulluar “Monologu i Pendesës”. Në fjalën e saj Spiropali duke iu drejtuar Berishës, tha se vetëm do të lexojë poezinë, pasi ajo i thotë të gjitha, dhe e përshkruan siç është në të vërtetë. Video:
Continue reading...Ndodh vetëm në Shqipëri: Aeroplani niset për në Gjermani pa karburant, pas 15 minuta kthehet në pistë
Çudia ndodh me aeroplanët e Air Albania. Ky aeroplan u nis për në Gjermani është kthyer papritur në aeroport. Sipas qytetarëve që kanë qenë në avion, kanë bërë vetëm 15 minuta fluturim dhe avioni është kthyer mbrapsht. Në bord justifikimi ishte , sikur kapiteni i fluturimit kishte harruar dokumentacionin e nevojshëm, ndërkohë që dyshohet se avioni nuk kishte karburant, kjo pasi, pas riuljes, avioni ka qëndruar shumë në pistë, është furnizuar me karburant edhe pse kishte vetëm 15 minuta fluturim. Qytetari shkruan: “Fluturimi nga Tirana ne Düsseldorf kthehet pas. Kapiteni thotë mungese dokumentacioni. Kane harruar dokumentet e avionit thote Kapiteni....
Continue reading...Elektricisti lë fshatin pa energji elektike për tu takuar fshehurazi me të dashurën
Një elektriçist indian çdo herë që planifikonte të takonte fshehurazi të dashurën e tij, ndërpriste energjinë elektrike për të gjithë fshatin. Për javë të tëra banorët e fshatit Ganespurmm u detyruan të “duronin” ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike sa herë që elektricisti takonte të dashurën e tij. Ndërprerjet e energjisë elektrike ndodhnin sa herë që perëndonte dielli. Askush nga fshati nuk dinte se çfarë i shkaktonte problemet e shpeshta të energjisë, pasi kompania e energjisë elektrike nuk kishte raportuar për ndërprerje ndërsa asnjë nga fshatrat fqinjë nuk përballej me probleme të ngjashme. Të indinjuar, shumë nga banorët e fshatit...
Continue reading...Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj martohet me modelen Dorina Podrimjan
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj ka kurorëzuar dashurinë me martesë. Kështu ka bërë të ditur vet futbollisti i njohur përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram. Futbollisti me prejardhje nga Deçani që është prej kohësh në një lidhje dashurie me bukuroshen, Dorina Podrimja sot (e premte) kanë njoftuar se janë martuar. Hadërgjonaj shihet në një kostum elegant, ndërsa partnerja e tij shkëlqen e veshur me fustan të bardhë të kombinuar me aksesor, ndërsa të dy mbanin lule në duar. “Zyrtarisht Mr dhe Mrs Hadërgjonaj”, ka shkruar futbollisti në mbishkrimin e imazheve që u pasuan nga...
Continue reading...Berisha për ikjen e Nishanit: Ishte burrështetas i shquar që përfaqësoi kombin dhe Shqipërinë me dinjitet
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha i ka shprehur ngushëllime familjes së ish-presidentit, Bujar Nishani. Berisha përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka thënë se Nishani ishte një drejtues i shkëlqyer dhe efiçent i Partisë Demokratike, deputet, ministër, dhe kandidat i votuar për president të Republikës nga mazhoranca e kësaj partie. Ai tutje shtoi se sot për Shqipërinë është ditë zie dhe dhimbje e thellë për familjen Nishani. “Dielli perëndoi përgjithmonë për ish presidentin Bujar Nishani! Të dashur miq, sot ish presidenti Bujar Nishani mbylli sytë përgjithmonë duke zhytur kështu në dhimbje, zi e pikëllim të thellë...
Continue reading...Lorenc Vangjeli plas deklaratën e fortë: Në shtator Berisha do të bëjë një lëvizje spektakolare, do ti lërë të gjithë pa fjalë
Analisti Lorenc Vangjeli, ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, lidhur me situatën politike në Shqipëri dhe lëvizjen e Sali Berishës. Vangjeli tha se Berisha në shtator, do të bëjë një “lëvizje surprizë” që do ti lërë të gjithë “pa tekst”, por nuk shpjegoi konkretisht për çfarë bëhet fjalë. “Mendoj se Berisha, do të bëjë një lëvizje surprizë në shtator. Në shtator pritet zbritja në fushë e dikujt tjetër. Për kohezionin e opozitës që vjen edhe Meta. Mund të kemi një lëvizje spektakolare të Berishës, që do ti lërë të gjithë pa fjalë dhe tekst, përfshirë edhe Edi...
Continue reading...Një stuhi e madhe po vjen në Ballkan, përgatituni për reshje të mëdha shiu
Sistemi evropian i paralajmërimit të stuhisë, ka dhënë alarmin për një stuhi të ‘shkallës së parë’ që pritet të përfshijë rajonin e Ballkanit. Sipas të dhënave të publikuara në faqen e tyre të internetit, stuhia do të sjellë reshje shiu dhe erëra të forta. Stuhia do të lëvizë drejt juglindjes gjatë mbrëmjes dhe natës. Vala e të ftohtit do të lëvizë në lindje në të gjithë Rusinë jugore, ndërsa erëra të forta paralajmërohen edhe për shtetet baltike dhe Bjellorusinë, ku ka edhe mundësi për për tornado. Mot i ngjashëm pritet edhe në Ballkanin jugor që më pas do të lëvizë...
Continue reading...




