Lajme

A do të jetë sërish deputet përballë Ramës në Durrës? Sali Berisha i zbulon të gjitha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në 25 prill. Ai ka konfirmuar se do të jetë në listat e Partisë Demokratike si kandidat për deputet. Berisha ka thënë se nuk do të tërhiqet nga beteja, ndërsa ka shtuar se karriera e tij politike ka përfunduar në 26 qershor 2013, por do të vazhdojë për arritjen e qëllimeve të PD. I pyetur se pse nuk kandidon përballë Ramës në qarkun e Durrësit, Berisha është shprehur se nuk është ai në krye të betejës, por është në betejë në pozicionin e tij. “Do të...

Continue reading...

Topalli thirrje për revolucion: Rama, Basha dhe Meta janë bashkë, grinden vetëm për të ndarë tenderat, të nisim protestat si në Minsk

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka shpërthyer ditën e djeshme në kritika ndaj klasës politike, ku ka bërë një shkrim të gjatë sa i takon procesit të zgjedhjeve dhe asaj që i pret shqiptarët më 25 prill. Topalli frymëzuar nga protestat në Bjellorusi ka bërë thirrje për kryengritje të ngjashme edhe në vendin tonë, për të rrëzuar gjithë klasën aktuale politike. Ajo është shprehur se populli shqiptar do shpresë, sakaq ka shtuar se shpresa nuk do të jetë kurrë e heshtur. Sipas saj nuk ka rëndësi nëse do të largohet klasa politike me votë apo me protestë, por vendi duhet të çlirohet...

Continue reading...

“Rama fshihet pas fustanit të grave!” Albana Vokshi del me deklaratë të fuqishme

Me anë të një reagimi në rrjetin social Facebook, ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, thotë se kryeministri Edi Rama fshihet pas grave për të ruajtur pushtetin e tij. Vokshi shprehet se për të refuzuar listat e hapura, kryeministri fyen gratë. Sipas ish-deputetes, halli i vetëm i kryeministrit është sepse atë nuk e voton askush. “Sa herë bëhet fjalë për të ruajtur pushtetin e tij, Edi Rama mashtron dhe fshihet pas fustanit të grave. Edi Rama as nuk i do listat e hapura, as ka hallin e grave deputete. Në të vërtetë, ai i fyen gratë, kur thotë se ato duhet...

Continue reading...

Artisti i njohur bën deklaratën e papritur, tregon çfarë do ndodhë me Ramën në zgjedhjet e 2021

Tenori i njohur Agim Hushi, i cili ka qenë dhe kandidat i Partisë Socialiste për deputet, ka deklaruar se 25 prilli i vitit 2021 do të mbahet mend si dita e ikjes së mashtruesit më të madh të Shqipërisë, Edi Rama. Në një postim në facebook, tenori i njohur me famë ndërkombëtare shprehet se pas zgjedhjeve, mbi gërmadhat e së vjetrës do të lindë një botë e re. “25 Prill 2021. Dita e ikjes se mashtruesit dhe të hajdutit më të madh në historinë e Shqipërisë! Mbi gërmadhat e të vjetrës një Bote e Re do vlojë!”, shkruan artisti në...

Continue reading...

10 pika të marrëveshjes së Ohrit: Çka nënkupton ‘mini-Schengeni ballkanik’?

I ashtuquajturi projekti mini-Shengen, do të mundësojë lëvizshmërinë e bizneseve dhe profesionistëve dhe do të ndihmojë në eliminimin e barrierave tregtare brenda shteteve të Ballkanit Perëndimor, thonë ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit në Kosovë. Kjo nismë, sipas tyre, synon përmirësimin e bashkëpunimit rajonal. Serbia dhe Kosova me marrëveshjen për normalizimin ekonomik të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, janë pajtuar t’i bashkohen zonës së mini-Shengenit, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vitit 2019. Në atë kohë, Kosova e pati kundërshtuar fuqishëm këtë iniciativë. Më 21 dhjetor...

Continue reading...

Me luftë ose diplomaci, këto janë “marrëveshjet e padrejta” që Erdogan kërkon të grisë

Turqit kurrë nuk i harruan marrëveshjet dhe traktatet për shkak të të cilave territori i shtetit modern turk u zvogëlua në hartën gjeografike dhe që e detyruan atë të hiqte dorë nga zona të mëdha që i përkisnin. Efekti i këtyre traktateve është demonstruar kohët e fundit qartë në konfliktin e gazit në Mesdheun lindor. Greqia, së bashku me disa shtete të tjera, po përpiqet të kufizojë Turqinë dhe të drejtat e saj në një bregdet shumë të ngushtë. Prandaj nuk është për t’u habitur që Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan iu referua këtyre traktateve historike kur ai tha se...

Continue reading...

“Bëmë gabime ndaj shqiptarëve, nuk duhej të ndodhte lufta më 2001”

Maqedonia e Veriut gjatë 29 vjetëve të pavarësisë, ka bërë përparime të mëdha, por edhe gabime të cilat i kanë kushtuar humbje kohe për arritjen e synimeve të saja kryesore: anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Stojan Andov, kryetar i parë i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Ai ka drejtuar institucionin ligjvënës në vitin 1991 kur vendi shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia. Sikur në atë kohë të mos bëheshin disa gabime, thotë Andov, vendi mund të ishte shumë më herët pjesë e strukturave euroatlantike, ndërsa nuk do të ndodhte edhe konflikti në vitin 2001....

Continue reading...

Berisha: Shqiptarët dolën të fituar nga marrëveshja Kosovë-Serbi! Pse isha kundër Minishengenit

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në emisionin Çim Peka LIVE se shqiptarët dolën absolutisht të fituar nga marrëveshja në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë. Ai e nisi duke sjellë në kujtesë se si u krekos Edi Rama me telefonatën që bëri me ish-këshilltarin e sigurisë në SHBA, John Bolton. Berisha nënvizoi se Rama, Vuçiç dhe Thaçi ishin pro ndarjes së Kosovës, siç e ka konfirmuar vetë Bolton. “Ka ndodhur një fat i madh: largimi i Bolton,” tha Berisha. Ai u ndal më pas në pikat e marrëveshjes. Duke folur për liqenin e Ujmanit, Berisha tha se çështja e përdorimit të ujërave...

Continue reading...

Zaev: Nëse doni rroga si në Zvicër, punoni si atje

A do të merren vesh Qeveria dhe sindikalistët rreth harmonizimit të të drejtave të punëtorëve? Ata sot në takimin e përbashkët i shqyrtuan qëndrimet e tyre të kundërta. Se ka dallime mes tyre pohon edhe kryeministri Zoran Zaev. Kryetari i sindikalistëve, Darko Dimkovski nga Qeveria kërkoi për klasën punëtore fundjavat të jenë të lira, por kryeministri Zaev me kundërpërgjigje – nëse duam të jemi si Zvicra, duhet të punojmë. “Duam paga zvicerane, atëherë duhet të punojmë si në Zvicër. Duam rroga më të larta, atëherë duhet të kemi produktivitet më të madh të punës. E shihni se kemi qëndrime të...

Continue reading...

Milaim Zeka krahason Albin Kurtin me Enver Hoxhën: Është anti-perëndimor

Analisti Milaim Zeka teksa ka folur rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi të arritur në Washington, duke thënë se ishte një marrëveshje historike në favor të Kosovës. Ai në emisionin Top Talk në Top Channel ka folur edhe për ish-kryeministrin Albin Kurti, duke e cilësuar si antiperëndimor për shkak të reagimit që ai kishte për marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë. “Enver Hoxha për 50 vite çka e ka rrejt popullin shqiptar duke thënë se rrezikohet nga imperializmi anglez dhe amerikan. Albin Kurti ia ka kaluar në gatimin e gënjeshtrave në raport me Be dhe sidomos SHBA. Ai është krijesë e kategorisë së Fidel...

Continue reading...