Lajme

Putin: Rusia nuk ka asnjë detyrim për të mbrojtur Armeninë pasi konflikti nuk zhvillohet në territorin e armen

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se “Ne kemi përgjegjësi ndaj Armenisë në kuadër të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO). Por, konflikti nuk zhvillohet në territorin e Armenisë”, transmeton Anadolu Agency (AA). Në një deklaratë për “Rossiya 24”, kanali shtetëror rus, Putin foli për konfliktin që ka filluar në rajonin e Malësisë së Karabakut të Azerbajxhanit për shkak të sulmeve të Armenisë. Putin mbrojti idenë e tij se ngjarjet në Karabak janë një “tragjedi”. “Jemi shumë të shqetësuar sepse të gjithë njerëzit që jetojnë në Azerbajxhan, Armeni dhe në Malësinë e Karabakut nuk janë të huaj për ne....

Continue reading...

Erdoğan për Macronin: Kush je ti që propozon ristrukturimin e Islamit?

Duke mbajtur një fjalim gjatë një ngjarje në kryeqytetin Ankara të Martën, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoğan kritikoi ashpër fjalët e fundit të Presidentit francez Emmanuel Macron rreth Islamit dhe duke i quajtur ato “mosrespekt dhe provokime”. “A kemi thënë ndonjëherë Krishterimi, Judaizmi duhet të ristrukturohet? Kush je ti që të propozosh ristrukturimin e Islamit?”, Nënvizoi Erdoğan në fjalimin e tij si shënjestër e liderit francez për ligjërimin e tij anti-islam.

Continue reading...

Maqedonia e Veriut zbraz liqenin e Ohrit, hapen në maksimum portat për shkarkimet në lumin Drini i Zi

Porta e Drinit të Zi, në liqenin e Ohrit, shërben për të rregulluar kuotat minimale dhe maksimale të nivelit të ujittë përcaktuara me një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Pavarësisht kësaj marrëveshje kjo portë është hapur më shumë sesa lejohet dhe kjo ka bërë që niveli i ujit të bjerë dhe të tërhiqet të paktën 20 m nga bregu në pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit. Pavarësisht se mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ekziston një marrëveshje për menaxhimin e liqenit për të disatën herë pala maqedonase e shkel atë. Shqipëria e ka ngritur shqetësimin e saj pranë...

Continue reading...

Rama: “Vuçiq të më kërkojë ndjesë”, ministri serb i jep këtë përgjigje Rames

Ministri i Mbrojtjes në Serbi Aleksandër Vulin ka reaguar sërish duke ju përgjigjur kryeministrit Edi Rama, në lidhje me thirrjen e këtij të fundit për presidentin Vuçiç që të kërkonte falje për deklaratat e Vulin. “Kur ai mbeti pa argumente, Rama i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme për ndihmë. Asgjë e re, ishte kështu gjatë gjithë historisë deri në agresionin e NATO-s, dikush gjithmonë është duke thirrur për ndihmë dhe kundër serbëve”, tha Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin. “Le të kërkojë falje Rama për Shtëpinë e Verdhë, le të kërkojë falje për mbështetjen e eliminuesve nga UÇK-ja dhe...

Continue reading...

Serbia dhe ndarja e mundshme e saj

Nga: Xhelal Zejneli Ideja e ndarjes së Kosovës ka qenë e ngulitur në mendjet e nacionalistëve serbë, në të gjitha konferencat dhe takimet për Kosovën, që nga Rambujea e deri në ditët tona. Mirëpo serbët, kurrë nuk kanë dashur ta bëjnë publike një ide të tillë. Përse? Për arsye se pala që del me idenë e ndarjes së Kosovës, vetvetiu dëshmon se ajo (Kosova) nuk është e saj. Pas largimit të forcave kolonialiste serbe nga Kosova më 1999 dhe pas shpalljes së pavarësisë së saj, Beogradi e kuptoi përfundimisht se Kosovën e ka humbur përgjithmonë. Rrjedhimisht, idetë për ndarjen e...

Continue reading...

Xherdan Shaqiri mes Italisë dhe Spanjës, zbulohen klubet që e duan

Sulmuesi i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, po mendon të largohet nga skuadra kampione e Anglisë, pasi hapësirat për të janë thuajse zero. Ai kërkon të ketë minuta dhe trajneri Jurgen Klopp nuk ia plotëson dot. Futbollisti me origjinë shqiptare ka pas vetes dy ekipe. 28-vjeçari mund të kalojë në Serie A ose La Liga, pasi pas tij e ka Lazion dhe Sevillan. Drejtori Igli Tare e do me patjetër në skuadër, pasi ka besim se Shaqiri do të ndihmonte shumë lacialët. Në krahun tjetër, spanjollët shohin te Shaqiri një lojtar që mund të bëjë mirë në skuadrën e tyre.

Continue reading...

Vedat Muriqi dhe Milot Rashica nuk do të luajnë për Kosovën ndaj Maqedonisë së Veriut?

Lajm shumë i keq për Kosovën në prag të sfidës më të rëndësishme në histori ndaj Maqedonisë së Veriut Fillimisht u konfirmua mungesa e Andi Zeqirit, sulmuesit me prejardhje nga Kosova i cili nuk do të paraqitet për Kosovën në ndeshjet e tetorit. Andi Zeqiri, i cili gjatë ditës së sotme u transferua në Brighton, do të vazhdojë të luajë për Zvicrën U21 dhe ende nuk dihet nëse ka vendosur ta përfaqësojë kombëtaren “Dardane”. Lajmet sa vinë e bëhen më të rënda, pasi edhe Vedat Muriqi dhe Milot Rashica pritet të mos jenë të gatshëm për Kosovën ndaj Maqedonisë së...

Continue reading...

Procedurë kundërvajtëse për 12 deputetët, nuk kanë treguar pasurinë

100 mijë denarë për deputet, dhe 71 mijë për person të emëruar në qeveri është mesatarja që kanë marrë personat e zgjedhur si apanazh në periudhën 2014-2018. Shteti për këtë ka shpenzuar gjithsej 1.8 milion euro. Komisioni Antikorrupsion propozon që ligji për apanazh të ndryshohet dhe shuma e marrë të zvogëlohet duke pasur parasysh se paga mesatare në vend është shumë më e ulët. Analiza tregon se personat e zgjedhur dhe të emëruar pas përfundimit të detyrës së zgjedhur maksimalisht e shfrytëzojnë të drejtën e apanazhit, kryesisht për shkak të shumës së lartë që marrin. “Nëse dikush mund të jetojë...

Continue reading...

Macron godet Erdoganin: Kam fakte se ke dërguar rebelët sirianë për t’i ndihmuar Azerbajxhanit

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të enjten se luftëtarët ekstremistë sirianë po vepronin në Nagorny Karabag, ku Armenia dhe Azerbajxhani janë përfshirë në luftime të rënda. Macron tha se ai kishte prova se militantët kishin udhëtuar nëpër qytetin turk Gaziantep gjatë rrugës për në konfliktin në Kaukaz, ku përplasjet më të ashpra në vite kanë lënë të vdekur gati 130 njerëz. “Ne kemi informacion sot që tregon me siguri se luftëtarët sirianë nga grupet xhihadiste kanë tranzituar përmes Gaziantep për të arritur në Nagorny Karabak,” tha Macron ndërsa mbërriti për një samit me udhëheqësit e BE në Bruksel. “Ky është...

Continue reading...

Partia e Abazoviç merr hapin e parë kundër filoserbëve: Nuk abrogojmë ligjin që ndalon Kishën Serbe

Pak ditë përpara se të miratohet qeveria e re në Mal të Zi, nga mazhoranca ku shumicën e kanë forcat filoserbe, partia URA e Dritan Abazoviçit, ka marrë një tjetër vendim që ndal revanshizmin nacionalist serb. Jo me gojën e Dritan Abazoviçit, por të nënkryetarit të partisë URA, Filip Adziç, kjo forcë politike, pjesë e mazhorancës së re ka bërë të ditur se nuk do të votojë pro abrogimit të ligjit të shumëdiskutueshëm për institucionet fetare, që i heq Kishës Ortodokse Serbe, të drejtën e përfaqësimit si një organizëm nacional në vend. Siç bën të ditur Sputniku rus, nënkryetari i...

Continue reading...