Lajme

Berisha përshëndet vendimin e LDK-së që të mundësojë zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente

Ish-kryeministri shqiptar dhe ish lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur vendimin e Kryesisë së LDK-së që të marrë pjesë në votim për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Berisha, përmes një postimi në Facebook, duke përshëndetur LDK-në dhe kryetarin e saj, ka thënë se Abdixhiku deklaroi publikisht se Kryesia e LDK në një akt në vlerësimin tim në interesin më të mirë të Kosovës, ka vendosur me shumicë absolute votash t’i mundësojë parlamentit të vendit zgjedhjen e zonjës Vjosa Osmani presidente e Kosovës”. “Me këtë rast shpreh kënaqësinë time dhe përshëndes nga zemra kryetarin e LDK, z....

Continue reading...

Mediet serbe shkruajnë për idenë e humbur kreative të Pacollit, për lobim për njohje nga Spanja

Deputeti dhe lideri i Aleancës Kosova e re, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar për rastin e humbur dhe idenë e tij kreative që së bashku me disa figura edhe sportistë të njohur të kërkohet nga Spanja njohja e Kosovës. Sipas tij, është humbur rasti i mirë për relaksimin e raporteve me Spanjën, duke shfrytëzuar edhe ndeshjen kualifikuese mes Kosovës edhe Spanjës për kualifikime në Kampionatin Botëror të Katarit. “Ndeshja kualifikuese mes Kosovës edhe Spanjës për kualifikime që zhvillohet në Spanjë, ishte mundësi e mirë dhe është dashur të shfrytëzohet për lobim, me qëllimin e...

Continue reading...

DW: Vjosa Osmani duket se ka siguruar votat e mjaftueshme për presidente

Lidhja Demokratike e Kosovës vendosi të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Vjosa Osmani duket se tani i ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur presidente. Ndonëse akoma nuk është caktuar data e mbajtjes së seancës parlamentare kur do të zgjidhet presidenti, si duket pretendentja për këtë post Vjosa Osmani, ka siguruar numrin e mjaftueshëm të pjesëmarrjes së deputetëve në këtë seancë. Kjo për faktin që Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, me kryetarin e ri të saj Lumir Abdixhiku, vendosën që të marrin pjesë në seancën parlamentare për zgjedhjen e presidentit. Kryetari i...

Continue reading...

Qytetarja i’a ofron Albin Kurtit shtëpinë me 400 metra katrorë falas

Kryeministri Albin Kurti e ka ndërruar vendbanimin. Kurti tani raportohet se është shpërngulur në një shtëpi në lagjen ‘Taslixhe’ në Prishtinë. Reagime të shumta kishte pas shpërnguljes së Kurtit nga banesa 60m2. E një qytetare përmes një komenti në faqen e Televizionit T7, është shprehur e gatshme t’ia lëshojë një shtëpi me metra po aq sa ajo që ka marrë Kurti së fundi, por të mos i jepet asgjë në kthim.

Continue reading...

Fatmir Rexhepi nga LDK: Vjosa Osmani do të jetë presidente e Kosovës

Pushteti e ka vënë opozitën para shantazhit “zgjedhje ose Vjosa Osmani Presidente”. Por, a po i dorëzohet LDK-ja këtij shantazhi? Ish ministri dhe ish deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, ka deklaruar se duhej të votohej Vjosa Osmani për pozitën e presidentes së vendit. “Deputetët e LDK-së e kanë një shans të mirë që ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente me qëllim që ta përmbyllim formimin e institucioneve dhe kjo është në interes për vendin”, ka thënë Rexhepi. Rexhepi madje ka shprehur bindjen se Osmani do të zgjidhet presidente e vendit, pasi Kosova nuk ka kohë për të humbur. “Është çështje...

Continue reading...

Brenda 3 javësh vaksinon 90% të popullsisë, Joe Biden bën premtimin e madh

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka treguar se brenda tre javësh do të kenë mundësi të vaksinohen 90% e popullsisë. Me anë të një postimi në llogarinë e tij të ‘Twitter’, ai ka shkruar se 90% e amerikanëve do të kenë mundësi të marrrin vaksinën në një vend jo më larg se 5 milje nga banesa e tyre. Kujtojmë se që prej fillimit të pandemisë në SHBA janë shënuar 30,971,471 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 562,582 pacientë.

Continue reading...

Ironia e Ramës: Luli, si Gjinua me shkesët Meta, Berisha e Monika që mbledh dasmorët. Gjumi i ka dëmtuar zonën që mendon

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të qarkut të Lezhës e ka krahasuar kreun e PD-së, Lulzim Basha me personazhin e famshëm të kinematografisë shqiptare, Gjinon. Ai tha se Basha është një dhëndër e nusja është Shqipëria, por ai është Gjinua me shkesët Meta, Berisha e Monika që mbledh dasmorët të bëhen përshesh. kreu i qeverisë ka ironizuar formën e fushatës së Bashës, pas thyerjes së masave anticovid të vendosura për të parandaluar pandeminë. “Luli është një dhëndër, nusja që kërkohet është Shqipëria, por s’është për Lulin se ai është si Gjinua, Gjinua është për të krijuar...

Continue reading...

Biznesmenia rrëfen historinë me Boris Johnson: Flija me të sa herë që gruaja e tij nuk ishte në shtëpi

Biznesmenia amerikane Jennifer Arcuri ka folur publikisht për lidhjen me Boris Johnson duke thënë se flinte me të sa herë që ish gruaja e tij Marina Wheeler nuk ishte në shtëpi. Në një intervistë për “Mirror”, Arcuri zbuloi se lidhja e tyre zgjati katër vite, nga 2012 në 2016 dhe gjithçka nisi kur Johnson ishte kryebashkiak i Londrës. Shpesh herë takoheshin në shtëpinë ku jetonte me ish gruan e tij, Marina Wheeler, nënë e katër fëmijëve të tyre, e cila punonte në atë kohë. Në një prej rasteve, thekson se nëse do të qëndronte 10 minuta më shumë, Marina do...

Continue reading...

Sot feston ditëlindjen krah PS-së, e gjeni dot sa vjeç bën këngëtarja e famshme shqiptare

Eneda Tarifa është një emër mjaft i dashur për publikun shqiptar. Që nga këngët, tek drejtimi i “Portokallisë”, tek rolet e humorit në këtë spektakël dhe së fundmi si mbështetëse e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit. Sot artistja juaj e preferuar feston ditëlindjen dhe kjo është hera e parë që feston krah Partisë Demokratike, një kapitull i ri ky në jetën e saj. Eneda ka postuar disa foto në rrjetet sociale dhe bën një dedikim të rëndësishëm sa i përket kësaj feste që për secilin nga ne është e veçantë. Këngëtarja më 30 mars bën 39-vjeçe. “Po, sot...

Continue reading...

Braktis PD-në dhe bashkohet papritur me PS-në, Halit Valteri tregon përse e mori këtë vendim

Ai erdhi në Parlament si përfaqësues i opozitës së re nga listat e PD-së dhe sot e braktisi partinë e tij për tu bashkuar me maxhorancën. Bëhet fjalë për Halit Valterin i cili tashmë është kandidati për deputet i zgjedhjeve të 25 prillit i PS-së cili mban vendin e 35-të në listën e Kamzës. Sot ai për herë të parë zbuloi zhgënjimin nga PD-ja duke thënë ata janë kapur pas 5-së njerëzish dhe nuk mbrojnë më interesat e qytetarëve. Këtë ai e shprehu hapur gjatë prezantimit të 6-të kandidatëve të PS-së për qarkun e Tiranës nga Kryetari i Bashkisë, Erion...

Continue reading...