Borell: Marrëveshja Kosovë – Serbi është urgjente për rrugën europiane të dy vendeve

Ministri i Jashtëm Europian Josep Borrell ka thënë se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është urgjente, sepse vetëm kështu do t’u hapej vendeve rrugët për në Europës.

Borell e quajti këtë marrëveshje thelbësore dhe urgjente, e cila sipas tij është në interes shumë të rëndësishëm të Prishtinës dhe Beogradit.

Të dy palët duhet të bëjnë përpjekje të mëtejshme të rëndësishme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe thelbësore, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund të bëjnë përparim në rrugët e tyre evropiane,” ka tënë Borrell.

Josep Borrell shtoi se përparimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë ishte bërë në dialogun e rinovuar.

Shiko tv shqip live