“Bomba” e Merkel: Maqedonia para Shqipërisë në proceset integruese

Kancelarja Angela Merkel ka folur në Parlamentit Europian në lidhje me procesin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ajo tha se e mbështet procesin, ndërsa ka theksuar se për Maqedoninë e Veriut i mbështet negociatat e pranimit, ndërsa për Shqipërinë ka përdorur fjalën ‘ndoshta’.

Ajo pohon se zgjerimi është prioritet gjatë presidencës gjermane, duke shtuar se vendeve të Ballkanit Perëndimor u duhet dhënë perspektivë pranimi.

“Mbështes negociatat e mëtejshme të pranimit me dy vendet. Mbështes negociatat e pranimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndoshta dhe me Shqipërinë. T’u japim vendeve të Ballkanit Perëndimor perspektivë pranimi. Prioriteti i parë i presidencës së Gjermanisë për programin e politikës së jashtme”, ka deklaruar Merkel.