Nano zbulon planin e Lulzim Bashës: Kjo është skema që po përdor për të mbuluar atë që po ndodh brenda PD-së

Pasditen e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi Kryesinë e Grupit Parlamentar, ku paralajmëroi dhe ngritjen e tre komisioneve hetimorë.

Atë për ‘masakrën zgjedhore, inceneratorët dhe çështjen Becchetti.

Lidhur më këtë të fundit, ku Shqipëria ka humbur përballjen me sipërmarrësin italian në një Gjykatë Arbitrazhi dhe duhet të paguajë 110 milionë euro, analisti Mustafa Nano tha se po përdoret për të tërhequr vëmendjen nga zhvillimet në gjirin e PD-së.

“Besoj se është për të tërhequr vëmendjen nga çështja Berisha. Kryelajmi janë zgjedhjet në PD. Kemi të bëjmë me një zhurmë, një konflikt brenda PD. Në këtë kuptim e shoh si një përpjekje për ta kthyer vëmendjen në gjërat e tjera.

Çështja Beccheti mund të përdorej gjatë fushatës kundër kryeministrit. Tani po e përmendin pasi maxhoranca i ka fituar zgjedhjet. Nuk pati pothuajse asnjë reagim nga opozita. Kjo më bën të mendoj se nuk e kanë hallin te Beccheti, por duan të mbulojnë atë që po ndodh në PD”, tha ai për MCN Tv.