Berisha ‘demonton’ kongresin e PS: Ramës i ka hyrë lepuri në bark, kërcënoi dhe ledhatoi SPAK-un

Kongresin e Partisë Socialiste, Sali Berisha e pagëzoi sot si “SPAK dhe Sali Kongres”, si edhe “Kongresi i lepurit në bark”. Berisha bëri një reagim të gjatë në Facebook mbi kongresin e djeshëm të PS-së, ku kryefjalë sipas tij ishte frika që kishte zënë Edi Ramën nga drejtësia.

Ndërsa për SPAK-un thotë se është SPAK-u i partisë socialiste, Berisha shkruan se Rama nuk e fshehu dot frikën nga ai. “Më shpëtoni nga Sali Berisha” – e intepreton Berisha thelbin e fjalimit të Ramës.

“Por Rama dje, pjesen me kryesore te fjales se tij koprolalike e çjerrese ia kushtoi SPAK-ut te partise. Keshtu ai nen moton ‘Skape por mos guxo te me prekesh’ shpalli boterisht SPAK krijese te dashur te Partise Socialiste.

Madje megjithese SPAK sipas tij ishte krijese e tij dhe partise se tij te krimit, ai vet ishte i gatshem te ndihmonte organin e partise e te kapte per veshi e zverku zyrtaret e tij e ti dergonte ne SPAK.

Por jo vetem kaq, por ai ishte i gatshem edhe te shkonte vet e te zbulonte aty kuçedren e korrupsionit duke ju thene shqiptareve mos kujtoni se eshte ai vet, Edi Rama kuçedra e Korrupsionit.

Te dashur miq, po ato motive qe e detyruan Edvinin te ngrihet diten e enjte per te ikur nga emisioni i Opinionit kur moderatori i emisionit filloi ti shfaqi ne ekran dokumentat perveluese qe faktojne, certifikojne Ramen si kreun e organizates kriminale te djegsave, e shtyne ate t’i kerkonte SPAKut te partise te mos guxonte te kryente aktin e tradhetise se larte te interpretimit te mbeshtetjes se tij dhe te PS si dobesi dhe te guxonte te merrej me ate dhe boset e tjere ministra te organizates kriminale te incineratoreve sepse do shkrumbohej ne flaket e tyre.

Perveç ketyre, pasi presidenti i republikes Meta njoftoi krijimin prane institucionit te Presidences te Komitetit te Transparences per aferen e 430 milione eurove te djegsave, ai doli vet ne Konference Shtypi ne vend te Gjiknurit, per te cilin ishin njoftuar mediat.

I tronditur, i sfazuar dhe ne panik te thelle ai perseriti per SPAK-un e Partise te gjitha ledhatimet dhe kercenimet qe kishte leshuar ne pak ore me pare ne kongresin e partise.

Si perfundim te dashur miq, Kongresi mbaroi por ne te vertete kreut te organizates kriminale te inceneratoreve Edi Rames i hyri dhe me thelle lepuri ne bark! sb” – shkruan mes të tjerash Berisha.