Basha zbuloi arsyen e përjashtimit të Flamur Nokës, reagon ‘flakë për flakë’ Jozefina Topalli

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar ‘flakë për flakë’ pas prononcimit për mediat që bëri sot kryedemokrati Lulzim Basha në lidhje me shkarkimin e Flamur Nokës nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë.

“E mbyti Ramën… duke hequr të vetët”, shkruan Topalli.

Kujtojmë që Basha gjatë fjalës së tij për mediat tha: “Zoti Noka i është komunikuar largimi nga komisioni i sigurisë. Nuk është përjashtuar është paralajmëruar. Nuk mundet që PD që ka armik Edi Ramën të mbetemi peng i interesave personale. Sajesat dhe shpifjet i shërbejnë Edi Ramës. Vendimi im për të shmangur përçarjet. Disa persona duan ta kthejnë PD në bunkier për interesat personale. Shtrembërime të tilla nuk lejohen“.