Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se do të vazhdojë të punojë me forcë për “delegjitimimin e pavarësisë së Kosovës”. Këto pohime, ai i bëri teksa komentonte raportin e Parlamentit Europian mbi përparimin e Serbisë drejt pranimit në BE. Kreu i shtetit serb tha se raporti ishte mbushur me “gënjeshtra dhe europutetet, sipas tij, kanë humbur kohë kot. “Ata duket se kanë lexuar një raport nga 2011 dhe jo nga viti 2021,” u shpreh Vuçiç. Në raport, anëtarët e PE-së paralajmëronin se normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, dhe respektimi i vërtetë i të drejtave themelore në këtë vend, është...
Continue reading...ejona
Kroati që mban tatuazh shqiponjën, flet për dashurinë e madhe që ka për Kosovën ndonëse nuk ka qenë kurrë
Një i ri nga Kroacia përmes videove të ndryshme në rrjete sociale po e tregon dashurinë që ka për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Ai thotë se nuk ka qenë kurrë në Kosovë, megjithatë shprehet se ka simpati të madhe për shqiptarët Ai thotë se për shqiptarët ka dëgjuar nga babai i tij i cili gjatë luftës në Kroaci kishte pasur bashkëluftëtar nga Kosova dhe ia kishte rrëfyer këtë histori. Ai thotë për Kanal 10 se babai e ka mësuar gjithmonë për luftën dhe kurrë për urrejtjen. Ai madje mban tatuazh edhe shqiponjën dykrenare.
Continue reading...Luljeta Bozo flet me gjuhën e Elisës: PS nuk bën vaki që të ketë dhënë premtim e të mos e ketë mbajtur
Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të PS-së në Tiranë, e pranishme ka qenë edhe nr. 1 në listë, Luljeta Bozo. Gjatë fjalës së saj, Bozo u shpreh se nuk i kishte shkuar në mendje që të futej në politikë, por kryebashkiaku Veliaj i ka hequr pasiguritë. Po ashtu, për Bozon qeveria i ka mbajtur të gjitha premtimet që ka dhënë dhe prandaj i duhet një mandat i tretë. Bozo: Çdo e kisha imagjinuar, por që të isha në politikë as mendja nuk më shkonte. Kur më erdhi ftesa nga Rama dhe kur Veliaj më hoqi pasiguri, e kuptova se...
Continue reading...Ministri egjiptian kthen në zyre flamurin e Kosovës, i cili ishte hequr nga Goran Rakiç
Me të marrë detyrën si ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka kthyer flamurin e shtetit të Kosovës, në zyren e tij. Ky flamur ishte hequr nga ministri i kaluar i kësaj ministrie, Goran Rakiç.Këtë e bëri të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri. Ai e ka uruar Krasniqin për marrjen e detyrës së re, të ministrit në qeverinë Kurti II. “Sot, e vizitova Elbertin dhe i urova punë të mbarë në marrjen e detyrës si ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal! Më ra në sy vendosja e flamurit shtetëror, në vendin që...
Continue reading...Vuçiç: Mesazhe jo të mira për serbët nga qeveria e re e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se fakti që serbët nuk kanë marrë dy pozita ministrore në qeverinë e re të Kosovës është një “mesazh i keq”. Kjo, sipas tij, përbën “shkelje flagrante të Kushtetutës së Kosovës”. Më 22 mars, u konstituua Kuvendi i ri dhe po të njëjtën ditë u zgjodh edhe Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje. Në përbërjen e qeverisë së re, për Listën Serbe, është ndarë udhëheqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim. Kushtetuta e Kosovës parashikon një ministër nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet tjera jo-shumicë. Nëse...
Continue reading...Një mars i akullt, mos i hiqni xhupat nga dollapi
Marsi i këtij viti është i ngjashëm me muajt mars të para viteve ’90, duke qenë se prej shumë vitesh nuk kishim parë dëborë dhe temperatura të tilla në pranverë. Meteorologja Pora tha se situata nga reshjet përmirësohet duke nisur nga dita e nesërme dhe do të vijojë e tillë deri në fund të muajit. “Por nuk kemi një situatë favorizuese sa i përket temperaturave. Do të vijojmë në temperatura tipike të dimrit, sidomos gjatë mëngjesit, sidomos deri të enjten, ku temperaturat do të jenë -4 deri -5 gradë si në janar. Problematikë do të ketë sidomos në zonat ku...
Continue reading...Yuri Kim thirrje shqiptarëve: Mos shisni votën për një Iphone
Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka komentuar çështjen e blerjes së votës në Shqipëri, një plage e madhe që vazhdon të shkatërrojë të ardhmen e vendit që duket se ka mbetur zhytyr në korrupsion. Kim është shprehur se qytetarët shqiptarë duhet të dinë vlerën e votës dhe të mendojnë të ardhmen e fëmijëve para Iphoni që mund të marrin në një moment. “Dhe votuesit shqiptarë duhet të marrin vendimin këtu dhe duhet ta bëjnë të qartë pozicionimin e tyre. Ajo që dëgjoj këtu është blerja e votave dhe mendoj që votuesit shqiptarë duhet të vendosin. A është krenaria ime, dinjiteti im,...
Continue reading...Ish-kryediplomati serb: S’pritet asgjë nga dialogu, Kurti po e pret SHBA-në dhe BE-në
Ish-ministri i Jashtëm serb, Vladislav Jovanoviq tha se asgjë serioze nuk mund të pritet nga Qeveria e re e Kosovës, si dhe nga të gjitha ato të mëparshmet kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. “Ata janë duke pritur për momentin kur SHBA-ja dhe BE-ja do të bëjnë presion të mjaftueshëm dhe të padurueshëm ndaj Serbisë për të pranuar përfundimisht shtetin e ri, dmth Kosovën e pavarur. Kjo është arsyeja pse Kurti bëri një deklaratë të tillë që ai do të marrë pjesë në dialog, sepse ai nuk mund të bënte ndryshe, se ata kanë vetëm një qëllim –...
Continue reading...Vajza e Jusuf Gërvallës, kryediplomate e Kosovës: Si e kërkonte 21 vite më parë dënimin e Sheshelit nga Haga (VIDEO)
Donika Gërvalla është kryediplomatja e re e Kosovës në qeverinë e Albin Kurtit. Ajo vjen në këtë post si shkak i marrëveshjes mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit Ajo është e bija e Jusuf Gërvallës, i cili ka qenë veprimtar, shkrimtar dhe muzikant shqiptar. Patrioti dhe atdhetari Jusuf Gërvalla ka qenë themelues i grupit Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Jusuf Gërvalla u lind më 1 tetor 1945 në Dubovik të Deçanit. Ndërsa është ekzekutuar mizorisht më 17 janar 1982, bashkë me vëllanë Bardhoshin dhe Kadri Zekën, në Untergruppenbach në Gjermani. Në shtator 1991, Donika ishte bashkorganizatore e Referendumit për...
Continue reading...Musliu ia kujton Kurtit deklaratën për djalin e Thaçit dhe vajzën e Vuçiqit: Lista është e gjatë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka mbrojtur sërish reagimin e saj të djeshëm ndaj kryeministrit Albin Kurti, ku tha se ai “ka dëshirë ta quajë veten kryeministër shqiptar, por fëmijët nuk i flasin shqip”. Musliu ka kujtuar rastin kur Albin Kurti kishte deklaruar se “ka mbetur vetëm edhe djali i Thaçit të martohet me vajzen e Vuçiqit” si dhe rastin kur aktivistët e LVV-së kishin tentuar t’i shkonin në shtëpi Kadri Veselit. Postimi i plotë: “Kur jemi te femijet dhe familja: Kurti: Ka mbetur veç edhe djali i Thaçit te martohet me vajzen e Vuçiqit Digjet...
Continue reading...