ejona

Paga mesatare mujore në Zvicër është hiç më pak se 6 mijë e 538 franga. Ja pozicionet më të paguara

Platforma e pagave Lohncomputer liston vlerësimet mesatare të fitimeve mujore të nxjerra nga sondazhe të ndryshme të pagave, përcjell albinfo.ch. Këtu janë vetëm disa shembuj: Avokati: 9,300 franga Kontabilist: 8,125 franga Mësues: 7,292 franga Punonjësi i bankës: 6,750 Arkitekt: 6,250 franga Infermierja: 5,667 franga Marangoz: 5,150 franga Parukeri: 4,375 franga Disa profesione paguhen më shumë dhe disa më pak. Profesioni, Paga mesatare mujore bruto (CHF) Akomodimi dhe shërbimi i ushqimit 4,413 Shërbimi administrativ dhe mbështetës 5,238 Arte, argëtim dhe rekreacion 6,655 Ndërtimi 6,200 Aktivitetet financiare dhe të sigurimit 9,402 Shëndeti i njeriut dhe puna sociale 6,178 Informacion dhe komunikim 8,705...

Continue reading...

Fenomeni i pazakontë, ky vend përfshihet nga mijëra tonelata shi për herë të parë pas 70-vjetësh, befasohen shkencëtarët

Një fenomen i pazakontë ka ndodhur për herë të pas që nga viti 1950, në Groenlandë ka rënë shi. Sipas Qendrës së të Dhënave të Borës dhe Akullit (NSIDC), ranë mijëra tonelata shi mbi akull përgjatë 13 orëve pa pushim. “Praktikisht, ra shi gjatë gjithë ditës. Është hera e parë që kishim vëzhguar diçka të tillë në këtë rajon”, – tha Zoe Courville për “The Washington Post”. Në një raport të fundit, Organizata e Kombeve të Bashkuara lëshoi paralajmërimin më të fortë deri më tani lidhur me ndryshimet klimatike. Sipas panelit të OKB për klimën, efektet janë të pashmangshme dhe...

Continue reading...

Turistja serbe ankohet për plazhin në Shqipëri: Papastërti, erë e keqe dhe mbeturina (VIDEO)

“Këtë vit, Shqipëria është ndër destinacionet më të njohura për turistët serbë. Shumë prej të tyre lavdërojnë se çmimet janë shumë të përballueshme atje, dhe deti është blu dhe i pastër”. Kështu shkruan media serbe pranë qeverisë, B92. Mirëpo, media në artikullin e publikuar i referohet një turisteje serbe që është ankuar për Shqipërinë. Pushuesja ka publikuar një video në Tik-Tok, ku shpjegon se pas komenteve pozitive që kishte dëgjuar u nis drejt Shqipërisë, por kur mbërriti është përballur me një tjetër realitet. “Deri sa erdha të gjithë thanë se është shumë bukur. Kjo është çfarë nuk na kanë treguar,...

Continue reading...

Yuri Kim lëshon alarmin, akuzon politikanët se po kërkojnë të minojnë reformën në drejtësi dhe paralajmëron se asnjë i korruptuar s’do i shpëtojë ndëshkimit

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka ngritur dje alarmin se ka ende politikanë që duan të bllokojnë reformën në drejtësi. Teksa ishte e pranishme në tryezën e organizuar me temë: “5 vjet nga Reforma në Drejtësi: Konsolidimi i Sistemit Përmes Strategjisë së re Ndërsektoriale të Drejtësisë 2021-2025”, ambasadorja amerikane ka bërë thirrje për më shumë “goditje” nga reforma në drejtësi, duke ndëshkuar të “plotfuqishmit”, ndërsa siguroi se SHBA-të do jenë gjithmonë krah institucioneve të drejtësisë, duke i mbështetur pa kufij. Sipas zonjës Kim, të gjithë ata që duan të vendosin pengesa në rrugën e reformës në...

Continue reading...

Ndryshe nga çdo herë tjetër, Spartak Ngjela lë mënjanë politikën dhe del me mesazhin e fortë

Spartak Ngjela, avokati i njohur për deklaratat e forta politike, sot ka zgjedhur të bëjë një koment filozofik larg kësaj fushe. Ngjela referuar Dekartit e quan mendimin ekzistencë dhe shprehet se qëllimi duhet të jetë vetëm një. Postimi i Ngjelës: “Mendoj, prandaj jam – ka thënë një filozof i madh – René Descartes… Po mendimi? Ku ke ndërmend të shkosh me të? Rrugët janë të shumta Prandaj qëllimi duhet të jetë vetëm një; Kur qëllimi mungon, rrugët janë vetëm dëshira; Dëshirat nuk krijojnë mundësi, por vetëm ëndërra; Qëllimi zbehet nga dëshirat Por mendimi i saktë të shpëton; Atëherë? Ngrihe sa...

Continue reading...

Erion Braçe përballet me të papriturën në mesnatë teksa ishte në shtëpinë e tij, publikon videot dhe shpërthen i revoltuar (VIDEO)

Zv.kryeministri Erion Braçe ka denoncuar përmes disa postimeve në rrjetet sociale, problemin shqetësues me të cilin po përballet çdo ditë. Ai ka denoncuar shqetësimin e tij në lidhje me zhurmat që bëjnë makineritë që po punojnë në një pallat në ndërtim afër banesës së tij. Denoncimet e tij nisën mëngjesin e ditës së djeshme, ku zhurmat i “prishën gjumin”, ndërsa edhe ankesa e tij te punëtorët nuk u mor parasysh. Por nuk u mbyll me kaq, pasi edhe gjatë mbrëmjes së djeshme Braçe vijoi të denoncojë zhurmat që bëheshin nga pallati në ndërtim, të cilat nuk e lejonin të qetësohej...

Continue reading...

“Unë nuk e besoj atë që thotë Eli Fara”, Mentor Kikia del me deklaratën e fortë

Gazetari Mentor Kikia ka dalë me një reagim të fortë pas lajmin që qarkulloi pak ditë më parë për këngëtaren Eli Fara dhe ish-ministrin Fatmir Mediu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kikia ngre alarmin për gjendjen në të cilën ndodhet gazetaria shqiptare që nuk bën asnjë verifikim para se të publikojë një lajm. Sipas tij, nëse kjo histori është e vërtetë ish-ministra duhen çuar në burg dhe të mbajnë përgjegjësi penale për këtë aferë shtetërore që kanë bërë, por nëse nuk është e vërtetë ai shkruan se i vjen keq për këngëtaren. Postimi i plotë: “Harrojeni Eli Faren, por...

Continue reading...

“Lufta e heshtur” mes dy vendeve, armët e reja greke nga të cilat Turqia “ka frikë” (FOTO)

Ndërsa tensionet në rajonin e Mesdheut Lindor vazhdojnë të rriten, me Turqinë që nuk demonstron asnjë qëllim të vërtetë për të hequr dorë nga qëndrimi i saj agresiv kundër Greqisë, pala greke, ka përmirësuar pjesën ushtarake si një përgjigje ndaj kërcënimeve Turke. Me marrëveshjen e fundit për blerjen e 18 avionëve Rafale, (vetëm nënshkrimet përfundimtare midis Ministrive Franceze dhe Greke të Mbrojtjes mbeten për marrëveshjen) – pala greke po nxiton procedurat për të forcuar dhe përmirësuar të gjitha degët e ushtrisë së saj. Prioriteti i Ministrit të Mbrojtjes Nikos Panagiotopulos është mirëmbajtja dhe azhurnimi i pajisjeve ekzistuese ushtarake, si dhe...

Continue reading...

Frrok Çupi tregon lëvizjen që po përgatit PS dhe zbulon çfarë rrezikon Ramën

Analisti Frrok Çupi i pyetur në lidhje me pakënaqësitë që mund të lindin brenda Partisë Socialiste nëse kryeministri Edi Rama vendos t’i zëvendëson ministrat e vjetër në qeveri me emra të rinj në shtator mban një qëndrim të prerë. Sipas tij në momentin që një parti kalon fushatën dhe hyn në rrugën e formimit të qeverisë, ajo ‘shkrihet’ dhe i dedikohet vetëm shtetit dhe qeverisjes. “Nëse Rama vendos të ndryshojë kabinetin duke sjellë emra tërësisht të rinj dhe “anonim”, a përbën një kosto brenda partisë për të shkaktuar pakënaqësi dhe një lloj kundërvënie ndaj tij? Nuk e kuptoj ‘koston brenda...

Continue reading...

Kreshnik Spahiu plas ‘bombën’ zbulon çfarë ndodhi në vizitën në SHBA të çiftit presidencial: O Zot sa turp

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka dalë me një deklaratë të fortë në rrjetet sociale në lidhje me vizitën në SHBA të Presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Postimi i plotë: “Pse Washingtoni refuzoi takimet me Ilir Metën dhe s’ia konvertoi “floririn” me lobim? Mediat shqiptare po heshtin, por sot ngjarja më e rëndë në historinë e Shqipërisë është që: “Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin kanë marrë rrugët e Amerikës me thes në krah. Prej disa ditësh Presidenti gjysëm i shkarkuar dhe gjysëm në detyrë endet në çdo semafor të kuq të Washingtonit në...

Continue reading...