Kryetarja e re e parlamentit, Lindita Nikolla shprehet se do të hapë “një faqe të re në kuvend”, pasi do të përpiqet të shmangë tensionet dhe mosmarrëveshjet mes deputetëve gjatë seancave. Në vitin 2016, kur reforma në arsim përjashtoi nga e drejta për shkollë të lartë shumë studentë, ish-kryeministrin Sali Berisha fajësoi Nikollën, atëherë ministre Arsimi dhe madje nuk kurseu as ofendimet për të. “Edi Rama bashkë me këtë ndrikullën këtu janë përgjegjëse për situatën”, tha atëherë ish-kryeministri me ironi. E ftuar në Top Talk, në intervistën e parë si kryeparlamentare, Nikolla premtoi se do të anashkalojë konfliktet e së...
Continue reading...ejona
Nuk u zgjodh deputet, Ervin Bushati merr postin e rëndësishëm
Ervin Bushati emërohet drejtori i Postës Shqiptare. Mësohet se emërimi i tij është firmosur ditën e sotme. Bushati zëvendëson në këtë institucion Laert Durajn, i cili u zgjodh deputet në qarkun Gjirokastër në zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë Ervin Bushati nuk arriti dot të merrte mandatin në Tiranë edhe pse ishte renditur në pozicion të favorshëm në listën e PS-së.
Continue reading...Pse u rrit çmimi i bukës? Rama: Rusia vendosi taksë
Kryeministri Edi Rama ka komentuar propozimin e PD-së për uljen apo heqjen e TVSH-së për produktet e shportës. Sipas tij, ulja e TVSH-së nuk ka sjellë ulje çmimi edhe në vendet e tjera. Ai gjithashtu përmendi rritjen e çmimit të bukës, ku tha se erdhi pasi Rusia, eksportuesi më i madh i grurit vendosi taksë. “Kemi mësuar nga eksperienca që pavarësisht TVSH nuk pati ndryshim domethënës të çmimit. Kemi zgjedhur një sistem që nuk funksionon mbi bazën e qeverive por tregut. Nëse marrim rastin e çmimit të bukës, nuk është hera e parë që ka rritje, në 8 vjet ka...
Continue reading...“Ky është skandali që bëri Rama dje”, Kreshnik Çollaku nxjerr prapaskenat: Ja kush e detyroi kryeministrin e Shqipërisë që të vizitonte Kosovën
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku komentoi sot në emisionin ‘Breaking’ vizitën e kryeministrti Rama në Kosovë. Sipas Çollakut, Ramën e detyruan ndërkombëtarët për të vizituar Kosovën. “Rama nuk mund të sillet si lunatik me Kosovën. Vizita e djeshme në Prishtinë nuk mund të interpretohet kjo vizitë si zbritje nga marsi, kemi një thyerje e një tradite 30-vjeçare kemi parë një qasje konfliktuale me Ramën me të gjitha palët. Konflikti ka shkuar përplasje në deklarata në tallje dhe fyerje publike. Rama nuk duhet të sillen në mënyrë lunatike në këtë mënyrë, por duhet të ketë mbështetje të madhe dhe pa...
Continue reading...Takim ‘kokë më kokë’ me ambasadoren Yuri Kim, aktivistja Evi Kokalari zbardh detajet: Unë nuk ndryshoj kollaj
Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka zbardhur detaje nga takimi i saj me ambasadoren Yuri Kim, vetëm një orë para se t’i bashkohej Foltores së Berishës në qytetin e Vlorës. Në një intervistë për emisionin ‘Quo Vadis’, Kokalari tregoi se takimi ishte i programuar ndërsa shpjegoi se ishte një takim miqësor ku të gjitha gjërat u diskutuan pa doreza. Ajo theksoi se nuk ndryshon kollaj dhe nuk lëviz nga principet e saj. “Takimi me Yuri Kim ishte i programuar para se të vija dhe nuk e di pse e kanë bërë kaq problematike, të gjithë kërkojnë transparencë. Ka shumë...
Continue reading...Gjykata e Lartë mori vendimin për çështjen e tij, reagon Saimir Tahiri dhe zbulon lëvizjen e radhës
Gjykata e Lartë ka kthyer çështjen e Saimir Tahirit në Apelin e GJKKO. Tashmë Tahiri do të rigjykohet nga Shkalla e Dytë e cila do të marrë një vendim përfundimtar. Pas përfundimit të seancës, Saimir Tahiri ndryshe nga herët e kaluara ka dhënë vetëm një prononcim të shkurtët për mediat. “Do ndjekim procedurën dhe do shkojmë prap në Apel”, – tha Tahiri duke u larguar me shpejtësi.
Continue reading...“Berisha më merr idetë”, Fatbardh Kadilli: Do jem në çdo garë kandidat për të marrë kryesinë e PD-së
Fatbardh Kadilli ka prezantuar lëvizjen e re ‘Iniciativa Demokratike- IDE’ , e cila sipas tij do të veprojë brenda filozofisë së vetë partisë Demokratike. Të pranishëm gjatë prezantimit të nismës së re ishin dhe Ivi Kasi, Artan Hoxha, Enno Bozdo dhe të tjerë. Ndërkohë i ftuar në emisionin “Log.”, ish kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli, ka deklarua se qëllimi i nismës së re, sipas Kadillit është për një Shqipëri të mirë dhe konkurruese. I pyetur nëse do vazhdojë me ambicien për të marrë kryesimin e PD-së, Fatbardh Kadilli ka pranuar një gjë të tillë duke thënë se sa...
Continue reading...Akademikja greke: 8000 shtëpi kishte Athina në vitin 1831, shumica shqiptare (VIDEO)
Një video e akademikes greke, Helene Glykatzi-Ahrweiler është bërë virale në rrjetet sociale. Videoja është përhapur gjerësisht, për shkak se Glykatzi-Ahrweiler shprehet se në vitin 1931 në Athinë ekzistonin vetëm 8000 shtëpi, shumica prej tyre ishin shqiptare. Kjo deklaratë e saj hapi jo pak debate në rrjete sociale, duke zgjuar kështu edhe reagime të shumta nga qytetarët grek në faqet e ndryshme në internet ku kjo video është publikuar. “Greqia nuk ekzistonte, kështu që për të ngushëlluar veten, çfarë bënë ata? Pikërisht! 8000 shtëpi në Athinë në vitin 1831, gjysma e tyre pa çati. Dhe shumica prej tyre u përkisnin...
Continue reading...“Targat” godasin “Open Balkan”-in: Rama anullon takimin me Vuçiçin në Novi Sad
Duket se zhvillimet më të fundit tensionuese në kufirin Kosovë – Serbi, pas vendimit të Prishtinës për reciprocitet në çështjen e targave, i kanë dhënë një goditje “Open Balkan”-it, apo ndryshe raportit Rama – Vuçiç. Raportohet se ata nuk nuk do të jenë pjesë në samitin për “Ballkani i Hapur” që do mbahet të mërkurën në Novi Sad, gjithsesi me arsye që nuk dihen. Flitet për një ndryshim në “minutën e fundit”. Në samit, në vend të Vuçiçit do të jetë kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, do të jetë prezent nëpërmjet videokonferencës....
Continue reading...Daçiq: Qëllimi i Prishtinës është okupimi i veriut
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, është shprehur se Beogradi është i gatshëm çdoherë për dialog. “Ne nuk do të jemi ata që do t’i shkelim marrëveshjet e Brukselit. Ne gjithmonë do të marrim pjesë në dialog”, ka thënë ai. “Ne e dimë qëllimin e Prishtinës që është okupimi i veriut. Nëse ata e okupojnë veriun, asgjë tjetër nuk është e rëndësishme për ta, sepse do të bëjnë spastrim etnik të serbëve nga veriu. Praktikisht serbë nuk do të ketë në veri dhe kështu problemi për ta do të zgjidhet”. Ai ka theksuar se nëse marrëveshjet e arritura në...
Continue reading...