Koalicioni i ri qeverisës mund të dobësojë orientimin perëndimor të Malit të Zi, veçanërisht nëse Fronti Demokratik fiton dominim ose ndikim të fortë në qeverinë e re. Ai është i lidhur ngushtë me grupet nacionaliste serbe dhe operativët rusë dhe mbështet projektin “Serbia e Madhe”. Ata do të përpiqen të forcojnë identitetin serb në Malin e Zi dhe të anulojnë ligjin e ri mbi pronën fetare, këto janë hapa të mëdhenj në ringjalljen e projektit të Serbisë së Madhe, thotë analisti amerikan Janusz Bugajski për Pobjeda-n malazeze. Një bashkëpunëtor i vjetër i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane nga Uashingtoni,...
Continue reading...ejona
Kuvendi nuk respekton gjuhën shqipe, deputetët shqiptarë fajin e hedhin tek Talat Xhaferi
Edhe pse e rregulluar me ligj, gjuha shqipe vazhdon të injorohet nga Kuvendi i RMV-së pavarësisht faktit se me të udhëheq kuadër shqiptarë, Kuvendi vazhdon të fletë vetëm maqedonisht gjatë transmetimit online. News33 pyeti deputetët lidhur me këtë problematikë. Të gjithë deputetët thonë se faji është tek kreu i Kuvendit. Deputetja e koalicionit ASH-AAA, Ilire Dauti tha se si grup parlamentarë do ta ngrisin këtë çështje. Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi tha se transmetimi online duhet të jetë edhe në gjuhën shqipe. Kurse deputeti i koalicionit “Mundemi”, Muhamed Zekiri tha se duhet që në transmetim të jetë zëri origjinal dhe...
Continue reading...Maqedonia e Veriut sërish në telashe. Bullgaria i bllokon negociatat: Nuk ka komb e as gjuhë maqedonase
Qeveria bullgare do që BE-ja t’i ndalojë negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut, derisa vendi kandidat të pranojë se është historikisht dhe gjuhësisht pjesë e Bullgarisë. Një mosmarrëveshje historike e ndezur midis dy vendeve fqinje në Ballkan është duke u bërë një çështje për Brukselin, sepse negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut pritet të fillojnë në dhjetor të këtij viti. Qeveria e shtetit që i përkiste Jugosllavisë deri në 1991 dhe është kandidat i BE që nga viti 2005 shpresonte se u kishte dhënë fund të gjitha mosmarrëveshjeve historike me fqinjët e saj duke ndryshuar emrin e shtetit...
Continue reading...Vuçiç në Kombet e Bashkuara: Serbia nuk do të pranojë poshtërime në zgjidhjen e çështjes së Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sonte para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (Asambleja e Përgjithshme e KB) se Beogradi beson se dialogu do të jetë në gjendje të arrijë një zgjidhje për çështjen e Kosovës, por se ai kurrë nuk do të pranojë poshtërimin. Në sesionin e 75-të vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të KB, virtuale për herë të parë, me fjalime të regjistruara të krerëve të shteteve ose qeverive, Vuçiç tha se pika e fillimit në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës nuk duhet të jetë “poshtëruese dhe e papranueshme” për Serbinë, e cila përfaqëson pavarësinë e...
Continue reading...Provokon Macron me “një ushtri të përbashkët europiane kundër Turqisë”
Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje të mërkurën Europës të bashkohet në një ushtri të përbashkët, për t’u mbrojtur kundër Turqisë. Në një deklaratë të guximshme, kreu i Elizesë pretendoi se Brukseli duhet të kishte mjetet e nevojshme për të përballuar fuqitë armike si Ankaraja dhe Moska në të ardhmen. Duke theksuar nevojën për një ushtri europiane, Macron deklaroi në një intervistë se shumica e shteteve janë në favor të propozimit, për shkak të konflikteve të shumta brenda NATO-s. Duke mos i fshehur tensionet e ndezura mes Parisit dhe Ankarasë ai këmbënguli që BE duhet të jetë e...
Continue reading...Hoti zgjedhë distancimin për rastin e Dosjeve së Speciales: Jam kryeministër normal, s’përzihem në punët e drejtësisë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka zgjedhur të mos përzihet në çështjen më aktuale të ditëve të fundit, ku personat të panjohur po lënë dosje para zyreve të OVL e UÇK’së. Sipas Hotit, kjo punë i takon drejtësisë, dhe një qeveria normal siç e sheh veten ai dhe kabinetin e tij, s’ka çka përzihet. Hoti po i shmangen deklarimeve rreth kësaj çështjeje, ani pse tashmë janë bërë publike, dhe ky lajm po dikutohet jo vetëm brenda vendit, por edhe në Gjykatën Speciale të Hagës. Kryeministri Hoti, sot në një konferencë për media tha se nuk do të përzihet...
Continue reading...Partia e Gjukanoviqit akuzon rëndë Abazoviqin, ai i përgjigjet ashpër
Tani është e qartë se lufta e Kishës Ortodokse Serbe për shenjtorët ishte një luftë për qeverisjen e shtetit, deklaratat e politikanëve, si ato të Abazoviq, janë një konfirmim i trishtueshëm se…” “Që nga koha kur princi Danilo vendosi të heqë dorë nga titulli i udhëheqësit fetar dhe ta kthejë Malin e Zi në një shtet laik, për udhëheqjen e shtetit nuk është diskutuar në manastire, as kisha nuk ka ndërhyrë në ato vendime,” thotë DPS-ja e Milo Gjukanoviqit. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Këshillit Episkopal në negociatat politike në lidhje me formimin e qeverisë së re shkeli Kushtetutën e Malit...
Continue reading...A po hyn bota në një Luftë të Ftohtë të re?
Kombet e Bashkuara po shënojnë 75 vjetorin e saj, pasi një “rend botëror” i pas Luftës së Dytë Botërore e krijoi atë mbi “baza të lëkundura”. Sipas një shkrimi të BBC, përcjell Telegrafi, politika e parë e jashtme e presidentit Donald Trump ka treguar “mosrespekt” të SHBA-së në marrëveshjet shumëpalëshe, nga marrëveshja e Klimës së Parisit në marrëveshjen bërthamore të Iranit, ndërsa Kina dukshëm po pozicionohet si mbështetësi i ri i Kombeve të Bashkuara. Por ndikimi në rritje kinez ka një çmim, dhe nëse Pekini po ofron më shumë para për të financuar agjencitë e OKB-së si Organizata Botërore e...
Continue reading...Abazoviq flet për problemet në krijimin e qeverisë së re: “Kisha Serbe pati ndikim në zgjedhje”
Kreu i koalicionit “Bardh e Zi”, Dritan Abazoviq, tha se koalicioni nuk ka kërkesa të veçanta, por se ai pret që të mos ketë “njerëz joseriozë” në sektorët që lidhen me sigurinë kombëtare. Kur u pyet se kush janë njerëzit joserioz, Abazoviq tha se dihet kuj i referohet, shkruan “Vijesti”. Ai u tha gazetarëve në parlament se nuk ishte një kërkesë, por një propozim. Ai tha se ka ndoshta njerëz në koalicionin e tyre që nuk meritojnë pozicione të tilla. “Ne kemi nevojë për shumë mençuri, ne nuk jemi vetëm përgjegjës ndaj votuesve tanë, por para të gjithë qytetarëve”, tha...
Continue reading...Tërmkolli: Shqiptarët e festojnë Bozhiçin akoma, kjo tregon prejardhjen tonë të krishterë
Ish-deputetja Melihate Tërmkolli ka thënë se edhe shqiptarët e kanë kremtuar Bozhiqin. Sipas saj, kjo tregon prejardhjen e krishterë të shqiptarëve. “Do të befasohen shumë me këtë që po e them”, ka thënë ajo në Kanal 10. “Nuk është festuar, por te shqiptarët është shënuar një festë e cila është ortodokse, është quajtur Bozhiq”. “Është festa e Krishtlindjeve ortodokse”. “Shënohet ende. Në familje janë zier kunguj, vezë, fara, e të tjera. Dhe është thënë shprehimisht që kjo po bëhet për Bozhiq”.
Continue reading...




