ejona

Procedurë kundërvajtëse për 12 deputetët, nuk kanë treguar pasurinë

100 mijë denarë për deputet, dhe 71 mijë për person të emëruar në qeveri është mesatarja që kanë marrë personat e zgjedhur si apanazh në periudhën 2014-2018. Shteti për këtë ka shpenzuar gjithsej 1.8 milion euro. Komisioni Antikorrupsion propozon që ligji për apanazh të ndryshohet dhe shuma e marrë të zvogëlohet duke pasur parasysh se paga mesatare në vend është shumë më e ulët. Analiza tregon se personat e zgjedhur dhe të emëruar pas përfundimit të detyrës së zgjedhur maksimalisht e shfrytëzojnë të drejtën e apanazhit, kryesisht për shkak të shumës së lartë që marrin. “Nëse dikush mund të jetojë...

Continue reading...

Macron godet Erdoganin: Kam fakte se ke dërguar rebelët sirianë për t’i ndihmuar Azerbajxhanit

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të enjten se luftëtarët ekstremistë sirianë po vepronin në Nagorny Karabag, ku Armenia dhe Azerbajxhani janë përfshirë në luftime të rënda. Macron tha se ai kishte prova se militantët kishin udhëtuar nëpër qytetin turk Gaziantep gjatë rrugës për në konfliktin në Kaukaz, ku përplasjet më të ashpra në vite kanë lënë të vdekur gati 130 njerëz. “Ne kemi informacion sot që tregon me siguri se luftëtarët sirianë nga grupet xhihadiste kanë tranzituar përmes Gaziantep për të arritur në Nagorny Karabak,” tha Macron ndërsa mbërriti për një samit me udhëheqësit e BE në Bruksel. “Ky është...

Continue reading...

Partia e Abazoviç merr hapin e parë kundër filoserbëve: Nuk abrogojmë ligjin që ndalon Kishën Serbe

Pak ditë përpara se të miratohet qeveria e re në Mal të Zi, nga mazhoranca ku shumicën e kanë forcat filoserbe, partia URA e Dritan Abazoviçit, ka marrë një tjetër vendim që ndal revanshizmin nacionalist serb. Jo me gojën e Dritan Abazoviçit, por të nënkryetarit të partisë URA, Filip Adziç, kjo forcë politike, pjesë e mazhorancës së re ka bërë të ditur se nuk do të votojë pro abrogimit të ligjit të shumëdiskutueshëm për institucionet fetare, që i heq Kishës Ortodokse Serbe, të drejtën e përfaqësimit si një organizëm nacional në vend. Siç bën të ditur Sputniku rus, nënkryetari i...

Continue reading...

Azerbajxhani nis ofensivën e madhe, merret komanda e Forcave Speciale armene

Ushtria azere ka nisur një ofensivë të gjerë ushtarake në zonën e Nagorno Karabakh dhe territoreve që mbahen nga ushtria armene. Mediat lokale raportojnë për një ofensivë në të gjithë vijën e frontit me qëllim rikthimin e kontrollit të Nagorno Karabakh tek Azerbajxhani. Në rrjete sociale janë hedhur foto të operacionit, ndërsa theksohet se është marrë edhe baza e forcave speciale të ushtrisë armene në rajon, e quajtur si “Komanda 193”. Dy shtetet luftojnë prej një jave në Nagorno Karabakh. Azerbajxhani kërkon largimin e forcave armene nga rajoni, ndërsa këta të fundit theksojnë se duan vetëvendosje për popullin armen që...

Continue reading...

RMV, studentët mund të aplikojnë për ndihmë të njëhershme prej 6.000 denarë

Janë shpallur rezultatet e konkursit për akomodimin e studentëve nëpër konvikte për vitin akademik 2020/2021. Në ndërkohë, studentët do të mund të aplikojnë për një mbështetje financiare të njëhershme prej 6,000 denarëve deri më 10 tetor për pagesa për regjistrim të semestrit, akomodim në konvikt ose strehim privat, shkruan Meta.mk, transmeton Kuriozitete Shqip. Studentët mund të paraqesin aplikacionin në mënyrë elektronike përmes faqes së internetit digitalizirajse.mon.gov.mk ose në letër, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Në faqen e internetit janë publikuar aplikimet dhe formularët që duhet të plotësohen, kështu, ata studentë që aplikojnë për mbështetje financiare për pagesa për regjistrim...

Continue reading...

Nga 1 janari, numri i punëtorëve të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor në Gjermani do të kufizohet, por do të ketë përjashtime

Deri më tani, tregu gjerman i punës ishte i hapur për punëtorë të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor edhe pa njohje të gjuhës gjermane, ndërsa kushti i vetëm ishte të kishin kontratë pune me ndonjë kompani me seli në Gjermani me pagë minimale të garantuar, shkruan SDK, transmeton Kuriozitete Shqip. Në Gjermani është duke u përgatitur një rregullore e re, e cila duhet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm dhe me të cilën do të kufizohet kontingjenti i krahut të pakualifikuar të punës nga vendet e Ballkanit Perëndimor në tregun e punës në Gjermani. Nga ambasada gjermane në Shkup thonë...

Continue reading...

“Përkëdhelet me të gjithë djemtë”, plas “xhelozia” në Përputhen

Ana suprizoi jo pak me zgjedhjen e Gracianos në takim. Graciano është përshkruar si një tip i heshtur, e gjatë puntatave nuk është se është përfshirë në debate apo diskutim. Mirëpo me Anën ai zgjodhi të tregoi disa pjesë të karakterit të tij. Graciano tha se është tip i qetë, i ndrydhur dhe i pëlqen që të qëndroj me shoqëri jo shumë të zgjeruar. Tha se nuk i pëlqen zhurma dhe parapëlqen vende të thjeshta. Ndërkaq, ky takim duket se “nxiti” xhelozinë e Fatjonit. Ai tha se nuk i duket normale që Ana të ledhatohet me të gjithë që del...

Continue reading...

Dikur ka qenë e varfër, Xhensila rrëfen mes lotësh: “Mami u divorcua, na ka rritur me 1000 halle, ja dola vetë”

E ftuar në emisioni ‘Nin’ këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka ndarë me ndjekësit kujtime nga fëmijëria e saj si dhe ka folur për mënyrën se si është rritur. Ndër të tjera këngëtarja ka treguar se ajo bashkë me motrën e saj janë rritur vetëm nga e ëma, si shkak i div orcit të prindërve. Xhensila tregon se ajo dhe motra kanë rënë p r e e paragjykimeve por e vetmja mënyrë për ti kaluar të gjitha për Xhensilën ishte muzika. “Kam qenë shumë fëmijë i ndrojtur, e vetmja dritare që ka qenë hapur për mua ka qenë muzika. Paragjykimi ka qenë...

Continue reading...

‘Filmi më i mirë i vitit 2020’ është ai që i bëri të gjithë të qajnë

“Mrekullia në qelinë Nr.7″, filmi më i suksesshëm në “Netflix” gjatë periudhës së pandemisë, por edhe pas saj, është shpallur “Filmi më i mirë i vitit 2020”, në Festivalin e Filmit, në Turqi. Në edicionin e tretë të “International Izmir Film Festival”, organizuar nga ASITEM, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, “Mrekullia në qelinë Nr.7″ fitoi plot 6 kategori: Filmi më i Mirë, Aktori më i mirë, Regjisori më i Mirë, Kinematografia më e Mirë, Aktori më i Mirë Mbështetës dhe Aktorja më e Mirë (Ova). Aktori në rolin kryesor, Aras Bulut Iynemli (Memo) fitoi çmimin “Aktori më...

Continue reading...

Kleriku i Manastirit të Deçanit: Sarajeva, Zagrebi, Tirana dhe Prishtina ende po mbajnë zi për Gjukanoviqin

Krerët e Kishës Ortodokse serbe nuk reshtin në asnjë moment të komentojnë zhvillimet politike në rajon dhe ende janë me entuziazëm të shtuar në lidhje me fitoren e forcave proserbe në Mal të Zi. Kreu i Kishës Serbe të Deçanit në Kosovë, Sava Janjiq, ka shpërndarë në faqen e tij fjalimin e politikanit shqiptar nga Mali i Zi, i cili ka lidhur një aleancë me partitë proserbe, Dritan Abazoviq. Janjiq ka vënë disa duartriokitje, duke shpërndarë videon, ku Abazoviq deklaroi në Parlamentin e Malit të Zi se nuk kishte asnjë kompleks që negociatat për qeverinë e re i kishte bërë...

Continue reading...