Portali i njohur bitanik “Middle East Eye” zbuloi të enjten se Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden injoroi një kërkesë nga homologu i tij turk, R T Erdogan, për të bërë një telefonatë midis tyre, disa ditë para marrjes zyrtare të tij të presidencës në Shtëpinë e Bardhë. Uebfaqja, duke cituar tre burime të mirëinformuara, tha se kjo shpërfillje përfaqëson “një përçmim të jashtëzakonshëm për një aleat të fortë të NATO-s”, duke shtuar se “Biden është larguar shumë nga udhëheqësi turk, por ka indikacione që të dy palët do të kërkojnë të rregullojnë marrëdhëniet e tyre.” Raporti tregoi se “zyra...
Continue reading...ejona
Gazetari maqedonas pyet qeveritarët shqiptarë: Nëse e doni Kosovën, pse nuk e ndërtoni rrugën?
Ndërtimi i rrugës Shkup-Bllacë po anashkalohet tash më disa vite me radhë dhe kjo nuk ka kaluar pa vëmendjen edhe të gazëtarëve maqedonas. Një ndër to, Dejan Azeski ka provokuar qeveritarët shqiptarë se pse nuk kanë kontribuar mjaftueshëm deri më tash që të ndërtohet kjo rrugë. Dejan Azeski: “Ja pyetje edhe për shqiptarët e Maqedonisë të cilët janë funksionarë në qeverinë e Maqedonisë. Nëqoftëse aq i duan dhe i çmojnë vëllezërit e tyre nga Kosova (fakt të cilin vazhdimishtë e theksojnë), pse vite me rradhë s’kanë bërë asgjë të lidhen me ta? Të lidhen në mënyrë dhe nivel infrastrukturor të...
Continue reading...Një zonë e kuqe e errët në hartën epidemiologjike të Evropës: Ç’do të thotë?
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka njoftuar futjen e një emërtimi të ri në hartën epidemiologjike të Evropës. Sipas saj, do të futen zona të kuqe të errëta nga të cilat udhëtarët duhet të testohen para se të nisen dhe të shkojnë në karantinë pas mbërritjes në destinacion. “E kuqja e errët do të tregonte zonat ku qarkullimi i virusit është në një nivel jashtëzakonisht të lartë,” tha von der Leyen pas takimit të nivelit të lartë të udhëheqësve të BE, i cili ishte i dedikuar për koordinimin e masave për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Shënimi...
Continue reading...“Prapa nesh është Vuçiq”, Lista Serbe dorëzon emrat e 20 kandidatëve për deputetë
Përfaqësuesit e Listës Serbe, të udhëhequr nga kryetari i tyre Goran Rakiq, dorëzuan sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me emrat e kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Rakiq deklaroi se janë 20 kandidatë në listë, për të cilët tha se janë më të mirët sepse e kanë dëshmuar më kohë. “Lista Serbe edhe këtë herë ka kandidatët më të mirë në listën e saj. Pas këtyre njerëzve të Listës Serbe janë rezultatet. Ajo që është më e rëndësishmja është se pas Listës Serbe, si dhe pas popullit serb, qëndron presidenti Aleksandar Vuçiq dhe unë jam thellësisht...
Continue reading...Hoxhaj: Osmani thjesht aderoj në LVV, është koalicion i karrigeve që në fund do të mbetet vetëm si një fusnotë e turpshme
Kryetari në detyrë dhe kandidati për kryeministër nga Partinë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur për përfshirjen e iniciativës së Vjosa Osmanit në listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit. . Hoxhaj tha se Osmani aderoj në LVV, dhe se ky është koalicion i karrigeve e posteve e jo për qytetarin. “Në vjeshtën e 2019 kishte një koalicion të shpresës i cili në fund të ditës u dëshmua që është një koalicion i shpresave të përmbysura, i manipulimit dhe mashtrimit. Ky koalicion i shpresës përfundoj në janarin e vitit 2021 si një koalicion i karrigeve...
Continue reading...Dua Lipa: Gjyshit tim iu kërkua nga serbët ta falsifikonte historinë e Kosovës, por ai nuk pranoi dhe për këtë u pushua nga puna
Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, së fundmi ka dhënë një intervistë ekskluzive për Revistën Rolling Stone në Amerikë. Ndër të tjerash ajo ka folur edhe për periudhën kur u transferua në Kosovë, si dhe momentet që prindërit e saj kishin përjetuar nga represioni serb në Kosovë, duke u detyruar të largohen për në Mbretërinë e Bashkuar. Revista amerikane gjithashtu i ka dedikuar disa rreshta gjyshit të saj, historianit Seit Lipa, i cili dikur ishte edhe Drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë. Dua ka kujtuar se si gjyshi i saj u pushua nga puna nga okupatorët serb, kjo...
Continue reading...Apasiev: Shqiptarët në Maqedoni janë 18% por në regjistrim do të dalin 28,5%
Kryetari i së “Majtës”, Dimitar Apasiev vlerëson se përfaqësimi i komunitetit etnik shqiptar në Maqedoni në regjistrimin e popullsisë që do të organizohet në prill do të jetë 28.5 përqind. “Përqindja e rezultateve nga regjistrimi u ra dakord gjatë formimit të Qeverisë LSDM + BDI. Nëse ju shqetëson, më lejoni t’ju them: pakica më e madhe do të jetë 28.5% (edhe pse në realitet banorët janë rreth 18%). Ky është tani vetëm një falsifikim i realitetit, në mënyrë që ai të futet në marrëveshjen e koalicionit. Me “shtetas” si Zaev, për fat të keq, demakedonizimi është një proces i vazhdueshëm”,...
Continue reading...U fillua të njihej ndërkombëtarisht, 29 vjet më parë: Cilat janë tetë vendet që ende nuk e kanë njohur Kroacinë?
Pikërisht 29 vjet më parë, Kroacia u njoh nga anëtarët e Bashkimit Evropian. Dhe Gjermania, e cila së bashku me Vatikanin luajtën një rol kryesor në këto njohje, vendosën marrëdhënie diplomatike me Kroacinë më 15 janar, shkruan mediumi kroat Index.hr. Sipas mediumit kroat, kur Kroacia u njoh ndërkombëtarisht më 15 janar të vitit 1992, lufta ishte në zhvillim e sipër dhe pothuajse një e treta e vendit ishte nën okupim nga ushtria e atëhershme jugosllave dhe rebelët serbë. Madje, Kroacia arriti deri te kufijtë e saj të njohur vetëm gjashtë vjet më vonë, pas riintegrimit paqësor të Sllavonisë Lindore dhe...
Continue reading...Përmes “Minishengenit”, Serbia do ta pushtojë Shqipërinë
Tirana zyrtare duhet të mbajë qendrim konstant karshi Kosovës dhe ndaj politikës hegjemoniste e nacionaliste të politikës së (dhelprës -nënvizimi im) të Serbisë fashiste…! Tirana nuk duhet të bëjë politikë dhe ,,diplomaci,,(sic!) me Beogradin pas shpinës së Kosovës, ndonëse dihet se tash e dy shekuj (1844-1999) regjimet e Serbisë ishin grabitqare të tokave shqiptare përmes boshtit pansllavist me Moskën si ,,vëlla,, dhe të shfarosjes deri në substancë të projekteve ushtarako-policore të gjenocidit (lufta e Kosovës për liri dhe pavarësi 1998-1999). E shihni z.Bujar Nishani se çfarë qendrimi po mban Zagrebi zyrtar dhe tërë mekanizmat e shtetit të Kroacisë karshi Serbisë...
Continue reading...“Linda më ka bërë t’i harroj”, Rama flet për divorcet: S’kam pasur kurrë marrëdhënie të vështira me gratë
Kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar të japë detaje në lidhje me jetën e tij personale. Kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar të japë detaje në lidhje me jetën e tij personale. I ftuar në “Opinion”, në një intervistë nga zyra e kryeministrit, Rama tha se nuk ka pasur kurrë marrëdhënie të vështirë me gratë. Rama shtoi se ai ka pasur raporte që nuk kanë qëenë jetëgjata dhe se kanë mbaruar në kohën e tyre. Sot, sipas Ramës, bashkëshortja që ka aktualisht, Linda, ia ka bërë më të largët atë kohë. “Fillimisht…dua ta them sërish, jam me fat që jam...
Continue reading...




