Artan Hoxha publikon pamjet që të fusin të dridhurat dhe paralajmëron rrezikun që na kanoset (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha ka postuar në profilin e tij në Facebook pamjet e frikshme nga qytet-porti Guajaquil në Ekuador, ku duken me qindra njerëz të vdekur rrugëve të qytetit.

Postimi i Artan Hoxhës:

“Nje i njohuri im, qe jeton prej vitesh ne qytet-portin me te madh te Ekuadorit, Guajaquil, me nisi keto pamje te frikshme.

Ndersa me tregonte, se shikonte me sy cdo dite, me qindra njerez te vdekur rrugeve te qytetit, qe nuk ka kush ti varroste.

Autoritetet jane dorezuar, pasi nuk kane jo vetem vend ne spitale per ti mjekuar nga covid-19, por as kapacitete per ti varrosur ne varreza publike.

Pamje apokaliptike.

Kufoma qe nxirren nga familjaret e tyre ne rruge ose trotuare, here ne arkivole dhe here te mbeshtjelle me cfare te mundin, batanije, plasmas etj, ne pritje qe makinat e funeralit te bashkise, ti marrin dhe ti largojne qe aty.

Te vdekur qe qendrojne me dite te tera ne trotuar, pa i levizur kush.

Fillimisht autoritetet mbushen morgun ne pritje te hapjes se varreve.

Kur viktimat u shtuan, nisi hapja e varrezave masive me eskavator.

Dhe kur numri i te vdekurve kaloi ne disa mijera, ne qytetin me te madh te Ekuadorit, u kuptua se as krematoriumet dhe djegiet e kufomave nuk e perballonin dot situaten….

Prandaj njerez, pavarsisht kush na ka rene ne hise te na qeverise keto kohe, mos e merrni aq lehte.

Per kunder propagandes qeveritare, te gjithe ne e dime, se po u beme per spital, me shume shanse kemi te shkojme ne varreza, se sa te kthehemi prej andej te gjalle.

Moto me e sakte per keto kohe, do te ishte: “panik jo, frike po” – ka shkruar Hoxha.

Video: