Sot shifra rekord të koronavirusit në Shqipëri, por specialistja e njohur jep lajmin e mirë që ‘fik’ alarmin tek qytetarët

Specialistja në Institutin e Shëndetit Publik Eriselda Dino, i lidh rastet e shumta ditët e fundit në Shqipëri me bërjen e më shumë testeve. Dino tha se ka rënë trasmetueshmëria, pra një person infekton më pak.

“Numrat duhen lexuar në shumë aspekte, shifrat duken alarmante, por duhet të marrim parasysh rritjen e numrit të testimeve. Testimet janë dyfishuar dhe normalisht numri i të prekurve është më i lartë.

Duhet të shihet edhe politika e hapjes. Kemi qenë në lockdown të plotë, dhe virusi nuk e kishte nxjerrë kokën e vet dhe pritej. Nuk mund t’i vihet faj individi, por është i gjithë sistemi që duhet të funksionojë. R0 që njihet si matës për hapjen e sëmundjes është 1.12.

Kjo do të thotë që 1 person i infektuar me COVID mund të infektoj afërsisht 1 person, transmetueshëria ka rënë. Nuk është ndonjë shifër që duhet pasur frikë, se Mali i Zi e ka 1.8, pra që mund të infektohen 2 persona”, – tha Dino.