Dështimi i programit ushtarak amerikan F-35

Aeroplani amerikan i modelit F-35 konsiderohej një modelet më të mira të aeroplaneve ushtarake dhe një nga aeroplanët më të mirë në botë. Por në të njëjtën kohë konsiderohet një nga aeroplanët më të shtrejnë në botë jo vetëm nga çmimi por edhe nga kostot e mbajtjes. Programi i F-35 ishte i supozuar të përfundonte në 2040 dhe të kushtonte më shumë se 2 trilionë dollarë ndërsa vetë aeroplani të kushtojë rreth 115 milionë dollarë. Por tashmë vetë programi konsiderohet një dështim “absolut” nga vetë kryetari i Pentagonit dhe Forcave Ajrore Amerikane dhe shitjet e tij me pjesëtarët e tjerë të Nato’s nuk kanë qenë të sukseshme.

Aeroplani ishte i supozuar të ishte një model i ajror i fshehtë në gjendj e të kalonte përmes sistemeve ajrore ruse dhe kineze pa u kapur nda radaret e tyre. Por pesha e tij e rëndë që llogaritet të jetë rreth 30 mijë kilogram e transformoi këtë plan në një “ëndërr të pamundur.” Çmimi i tij prej 115 milionë dollarësh është kritikuar nga shumë aleatë amerikanë të Nato’s dhe analistë të tjerë internacionalë si “tepër i shtrejntë”. Për më tepër pilotët testues të aeroplanit kanë reportuar një numër të ndryshëm defektesh dhe problemesh teknike me aeroplanin. Këto eksperienca dhe kritika negative e kanë shkatërruar shtijen e aeroplanit çmimi i të cilit tashmë ka rënë nën 80 milinë dollarë amerikan.

Programi i cili ishte i supozuar të duronte deri në 2040 është transformuar në një dështim poshtërues për ushtrinë amerikane të cilët do të përpiqen të krijojnë një tjetër aeroplan ajror modern kundër sistemeve mbrojtës ruse. Pavarsisht kësaj, miliarda dollarët që u harxhuan nga qeveria amerikane për zhvillimine këtij modeli nuk do të harrohen nga media dhe populli amerikan, sidomos gjatë një krize të rëndë ekonomike.