“Në shtator do përsëritet situata e vitit 1997”, deputeti bën deklaratën e fortë në Kuvend, fut në lojë edhe Ilir Metën

Në seancën e fundit të Kuvendit sot nuk kanë munguar as deklaratat pikante të deputetëve të opozitës. Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Selami Jenisheri u shpreh se zgjedhjet e 25 prillit janë të pavlefshme. Kjo tha ai do e çojë Shqipërinë në shtator në një situatë destibalizuese si ajo e vitit 1997.

“Me ligjin nr 118, të miratuar nga ky parlament duhet të bëheshin zgjedhjet e 25 prillit 2021 gjë që nuk ka ndodhur. KQZ ka refuzuar të bëjë detyrën e saj duke lënë pa votuar emigrantët. Kjo do të prodhojë në shtatorin e 2021 situatë destibalizuese si ajo e 1997.

Nuk ka parlament e qeveri legjitime. Shpresoj që presidenti nuk do i certifikojë zgjedhjet e 25 prillit 2021. Duhet të përsëritën zgjedhjet se është shkelur neni i kodit zgjedhor. Këto zgjedhje janë të pavlefshme kur shkelet neni dhe kodi zgjedhor”, – u shpreh Jenisheri.