Rama me Komitetin e Ekspertëve e konfirmon më në fund lajmin: Kjo është data kur do të hapen kufijtë në Shqipëri

Që prej muajit mars Shqipëria ka mbyllur kufijtë tokësorë, ajror dhe detar, për shkak të koronavirusit. Por duket se në 18 Maj do të rihapen kufijtë.

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar sot me Komitetin e Ekspertëve se më 18 Maj do të rihapet kufiri tokësor dhe ajror. Më herët Rama ka konfirmuar se transporti detar do të qëndrojë i mbyllur.

“Më 18 maj ne hapim kufijtë, tokësor dhe ajror. Prandaj Ministria e Shëndetësisë të përgatisë broshura informuese për qytetarët dhe masat që duhet të merren“, – u shpreh Rama.

“Do të konsultojmë me ju të gjitha masat. Deri në datë 18 janë ato që janë pastaj do të vijë procesi i hapjes dhe flukseve për të hyrë në Shqipëri nga ajri apo toka, aty do të jetë një tjetër sfidë për të respektuar rregullat e karantinimit në shtëpi për ata që do të hyjnë në Shqipëri. Do të ishte mirë që ministria e Shëndetësisë të përgatisë disa materiale sensibiluzuese për qytetarët në kushtet e rihapjes për kujdes dhe respektimin e masave” tha Rama.

Ende nuk dihet se cilat pika kufitare do rihapen, apo nga cili shtet do lejohen fluturimet me jashtë.