# Ora dimërore 2026: Ja kur kthehen akrepat një orë prapa
Kalimi nga ora verore në atë dimërore këtë vit do të bëhet natën mes së shtunës, 24 tetor, dhe së dielës, 25 tetor 2026.
Ndryshimi do të ndodhë në orën 03:00 të mëngjesit, kur akrepat e orës do të kthehen një orë prapa, në 02:00. Kjo do të thotë se nata do të zgjasë një orë më shumë dhe qytetarët do të kenë mundësinë të flenë më gjatë.
Telefonat inteligjentë, kompjuterët dhe shumica e pajisjeve elektronike të lidhura me internetin pritet ta përshtatin orën automatikisht. Ndërsa orët analoge dhe pajisjet që nuk e bëjnë këtë ndryshim automatikisht do të duhet të rregullohen manualisht.
Pas kalimit në orën dimërore, agimi dhe perëndimi i diellit do të ndodhin afërsisht një orë më herët sipas orës lokale. Si rezultat, mëngjeset do të jenë më të ndriçuara, ndërsa errësira do të bjerë më herët pasdite.
Ndryshimi i orës synon përshtatjen e orarit me periudhën e vitit kur ditët shkurtohen dhe orët e dritës natyrore pakësohen. Megjithatë, kalimi në orarin e ri mund të ndikojë përkohësisht në ritmin e gjumit dhe rutinën e përditshme, derisa organizmi të përshtatet.
Qytetarët këshillohen të kontrollojnë orët dhe pajisjet që nuk përditësohen automatikisht, në mënyrë që të shmangin ngatërresat me orarin.