### Zjarri në një objekt në Fushë Kosovë, Policia: Nuk raportohet për të lënduar
Një zjarr ka përfshirë një objekt në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, ndërsa ekipet e Policisë dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se informatën për incidentin e zjarrit e ka pranuar sot rreth orës 17:30.
“Sipas informatave fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, zjarrfikësit dhe njësitet policore janë në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk janë bërë ende të ditura detaje të tjera lidhur me shkakun e zjarrit apo dëmet e shkaktuara.
Autoritetet pritet të japin informacione të tjera pas përfundimit të ndërhyrjes dhe verifikimeve në vendin e ngjarjes.