Trump: M’u deshën 20 minuta në Shtëpinë e Bardhë ta ndalë konfliktin qindra vjeçar mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, gjatë fushtës për garën presidenciale ka përmendur rëndësinë e marrëveshjes Kosovë – Serbi duke e veçuar si një nga arritjet më të madhe të tij, gjatë këtij mandati në krye të SHBA’ve. Trump mbrëmë tha se për 20 minuta ka arritur ta ndalë konflikin qindra vjeçar me shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve.

Trump gjatë takimit me përkrahësit e tij në Nebraska duke treguar se është nominuar tri herë për çmimin Nobel për Paqe theksoi se ka arritur ta ndal një konfikt 40 vjeçar mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilin Trump thotë se ishte konflikt 400 vjeçar.

”Ata (Kosova dhe Serbia) duan kyçen në biznesin tonë por a e di çka? Me ata nuk do të bëjmë kurrfarë biznesi pa bërë marrëveshje që ata të ndalen së vrari njëri-tjetrin dhe ajo punë u krye për 20 minuta” tha Trump në fushatën e tij në Nebraska. Presidenti amerikan veçoi gjithashtu momentin e nënshkrimit para dy muajve në Shtëpinë e Bardhë, të marrëveshjes ekonomike në Zyrën Ovale ku sipas tij ata dhanë fund një konflikti të gjatë mes tyre.

“Kosova dhe Serbia kanë lu*ftuar për 40 vjet unë mendoj se ata kanë lu*ftuar për 400 vjet! Dëshironi të dini por ata kanë qenë duke lu*ftuar për një kohë të gjatë! Ata deshën një marrëveshje dhe krejt papritmas dy muaj më parë ata ishin në Zyrën Ovale duke e nënshkruar atë dhe duke u përqafuar” tha Trump duke shtuar se për të kjo qe shumë e lehtë të arrihet.